Ashtu siç pritej matematika ka numrin me te larte te maturanteve mbetës dhe te rezultateve me te ulëta.

Ndryshe nga gjuha e huaj dhe ajo shqipe, ne matematike 60% e maturanteve janë te nivelit te dobët. Këtë tregojnë rezultatet pas vlerësimit te provimeve te maturës shtetërore.

6% kane ngelur duke mos kaluar dot pragun e 10 pikëve, ndërsa notat me dominuese ne vlerësimin e matematikes janë 5 dhe 6. Për drejtuesit e qendrës se shërbimeve arsimore kjo është një shifër tregon nivelin e nxënësve ne këtë lende si dhe administrimin gjate provimit.

Ndërkohë 27 gjimnaziste e kane dorëzuar testin te bardhe duke marre zero pike. Po aq sa numri i mbetësve ne rang vendi janë shifrat e maturanteve ekselente. 6.7 % e tyre kane marrë te gjitha piket.

Ndërkohë për maturantët jokalues fundi i gushtit, fillimi i shtatorit do te jete periudha e provimeve te vjeshtës. Pa siguruar note kaluese ata nuk marrin dot diplomën e shkollës se mesme duke mos pasur as mundësi te aplikojnë për ne universitete.

Me daljen e te gjitha rezultateve pritet te behet edhe një analize për nivelin e maturanteve te këtij viti.