Babai i Granit Xhakës flet për gjobën nga FIFA: Paratë e mbledhura nga Rama do të…

Ragip Xhaka quhet babai i Taulant dhe Granit Xhakës. Njëri pjesë e kombëtares sonë dhe tjetri asaj të Zvicrës. Graniti është venë në qendër të vëmendjes pas festimit me shqiponjë në golin që i shënoi Serbisë.

Ragipi për “Telegrafi.com” sqaron se fushata e ndërmarrë nga kryeministri Rama për mbledhjen e lekëve do të ndihmojë 3 fëmijë të sëmurë, pasi ata kanë

vendosur t’i dhurojnë. Gjithashtu ai komenton edhe vetë gjestin e shqiponjës dhe thotë se ajo është simbol i gëzimit të shqiptarëve.

Letra e plotë e Ragip Xhakës:

“Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët”.

“Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”.

“Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik”.

“Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në

iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu”.

“I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e

shqiponjës pas golave”, ka shkruar Ragip Xhaka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...