Me 175 km në orë/ Policia iu pezullon patentat 13 shoferëve për 4 orë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj fundjave, sidomos në orët e natës të kryejë kontrolle të rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat e

qarkullimit rrugor. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka qenë e vendosur në rrugën interurbane Tiranë- Durrës ku nuk kanë munguar shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Policia thotë se edhe pse kontrollet me Radar vijojnë sistematikisht për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, përsëri konstatohen drejtues mjetesh që ‘fluturojnë’ në rrugë.

“175 Km/h, shpejtësi e frikshme, rrezik i madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjatë 4 orëve të fundit janë evidentuar

13 drejtues mjetesh të cilëve iu është pezulluar Leja e Drejtimit pasi qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 175 km/h, ku limiti i lejuar është 90 km/h.

Për Policinë Rrugore është primare parandalimi i aksidenteve e jo pezullimi i patentave.

Udhëto i sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, bën të ditur Policia e Shtetit në faqen e saj në Facebook.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...