“Lojtarë kriminelë që kanë trukuar ndeshje”, këshilltari shkodran shpërthen në akuza ndaj Vllaznisë

Mbledhja e djeshme e Asamblesë së Vllaznisë është shoqëruar me debate të ashpra dhe me tone të ngritura.

Këshilltarët kanë akuzuar lojtarët, trajnerin Ernest Gjoka dhe ish-administratorin Astrit Gjyrezi si shkaktarët e rënies së skuadrës në Kategorinë e Parë.

AKUZAT

Më i ashpri në akuzat e tij ka qenë këshilltari Gjergj Sokoli, i cili ndër të tjera ka deklaruar: “E turpshme dhe e pafalshme ajo që bëri trajneri Ernest Gjoka që u largua nga skuadra dy javë nga fundi.

Bëri denoncim në prokurori se e kishin kërcënuar, ndërsa mendoj se ai duhet të ishte sot në burg. Ndeshja me Kamzën ishte e turpshme.

Trajneri Gjoka është përgjegjësi kryesor për rënien e skuadrës në Kategorinë e Parë. Këta lojtarë kriminelë që kanë bërë trukime.

Kur ishte Armir Grima në klub rroga e trajnerit ishte

400 mijë lekë të vjetër në muaj, ndërsa tani shkoi në disa milionë”, deklaroi ndër të tjera i revoltuar këshilltari Sokoli.

Më tej, e ka marrë fjalën këshilltari tjetër, Gëzim Galiqi, i cili ka thënë: “Problemi i Vllaznisë është menaxherial.

Bordi ka pasur përgjegjësi për këtë deficit.

Edhe kryetarja e Bashkisë nuk mund të largohet nga ky deficit. Administratori dhe trajneri kanë qenë fajtorët kryesorë të rënies së skuadrës në Kategorinë e Parë.

Iniciativa për privatizimin e klubit është e pritshme nga ne. Nëse ka ndonjë strategji për financat, të shprehet.

Vendimmarrjet për buxhetin e lojtarëve nga kush janë bërë. Ishin më shumë 7 lojtarë me mbi 3 milionë lekë të vjetër rrogë”.

Ndërsa, këshilltari Fatlum Nurja, ka “gozhduar” bordin e klubit Vllaznia. Ai kërkoi llogari se pse klubi ka çdo vit 400 milionë lekë borxhe dhe pse është kërkuar çdo 6 muaj rritje e buxhetit?

Pse nuk janë paguar sigurimet e futbollistëve, duke i mbajtur në të zezë ishin disa pyetje të tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...