HUMB JETËN NË SPITAL GRUAJA QË U PËRPLAS NGA MAKINA

Pas rreth një jave ndihmë mjekësore në spital, ka humbur jetën 53-vjeçarja në spital, Kade Kupa, e cila u përplas nga një makinë në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, më 23 qershor.

Ishte ora rreth 18.00, e datës 23 qershor 2018, ku ndërsa ajo ishte duke ecur në rrugë, është aksidentuar nga një “Audi A3” me targë AA 644 FP, me drejtues K.N., 34 vjeç. Drejtuesi i mjetit u vu në pranga pas përplasjes që rezultoi fatale për 53-vjeçaren.

Pas aksidentit, gruaja u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht sot se 53-vjeçarja humbi jetën në spital më 27 qershor, rreth orës 16:00.

“Materialet në ngarkim të 34-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale

‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, njoftoi Policia.

Njoftimi i Komisariatit Rajonal i Policisë Rrugore, Tiranë, i datës 24 qershor 2018
Në datë 23. 06. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. N.,

i datëlindjes 28. 04. 1984, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Elez Isufi”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin K. K., vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Njoftimi i Komisariatit Rajonal i Policisë Rrugore, Tiranë, i datës 29 qershor 2018
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për aksidentin e ndodhur në rrugën “Elez Isufi”, më datë 27. 06. 2018, rreth orës 16:00, ka vdekur në spital shtetësia K. K., vjeçe 53, banuese në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Neni 290 i Kodit Penal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...