FSHATI ME 30 MINUTA UJË NË DITË

Fshati Hot i Ri përballë problemeve të shumta sociale përballet edhe me ujin e pijshëm i cili vjen i reduktuar në shtëpitë e tyre. Një situatë që zgjat të paktën prej 10 vitesh.

Në qëndër të fshatit ndodhet një depozitë e cila mbushet me ujë nga pompa zhytëse të fuqishme, por uji në shtëpitë e banorëvë mbërrin në mëngjes dhe qëndron vetëm 30 minuta në 24 orë.

Banorët reagojnë duke kërkuar zgjidhje, ndërsa konfirmojnë se faturat e ujit të pijshëm i paguajnë rregullisht dhe nuk janë debitorë.Problemi tjetër që shfaqet është edhe sistemi vaditës i cili nuk funksionon sic duhet për shkak të mungesës së ujit.

Shpeshherë banorë të janë të detyruar ta blejnë apo të gjejnë zgjidhje të tjera për të patur ujë në shtëpi. Ata kërkojnë zgjidhje emergjente,

në një situatë që vijon prej disa vitesh në këtë fshat, jo shumë larg qytetit dhe pjesë e bashkisë së madhe të Shkodrës.

 

MIRSAD RAKAJ – STAR PLUS TV

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...