E kanë fituar Botërorin 2 herë, por ja pse Uruguai mban 4 yje në fanellë

Kombëtarja e Uruguait ka qenë gjithmonë protagoniste në Botëroret e futbollit.

Vendi i vogël amerikano latin, me pak më shumë se 3 milionë banorë, e ka fituar dy herë në historinë e vet kampionatin botëror, në vitet 1930 dhe 1950.

Mirëpo, në fanellë, ata kanë katër yje mbi stemën e tyre. Përveç dy titujve të botës ky ekip kishte fituar edhe dy tituj të kampionit olimpik në futboll, në Lojërat Olimpike, të vitit 1924 dhe 1928.

Meqë para vitit 1930 nuk ka pasur kampionate botërore dhe në lojërat olimpike të atëhershme, ekipet kanë garuar me përbërjet e tyre më të mira, FIFA i pranon këta dy tituj olimpikë si të plot fuqishëm dhe i ka lejuar

Luis Suarezit dhe shokëve të mbajnë katër yje në fanellat e tyre, duke dëshmuar edhe një herë pas trashëgiminë fenomenale historike që ka ky shtet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...