Pikërisht në ditën kur dy futbollistët kosovarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri paguan 20 mijë euro gjobë se lartësuan shqiponjën e flamurit kombëtarë midis Rusisë, një qendër tregtare në Tiranë po e lartëson flamurin e Serbisë në ambientet e saj.

Siç edhe shihet në fotot dhe videon e siguruar nga Gazeta Fokus, qendra tregetare “Rings”, më e madhja në kryeqytetin e Shqipërisë, ku më së shumti e frekuentojnë kosovarët, ka varur në mes të objektit të saj flamuj gjigant të shtetit që deri para pak vitesh vrau dhe tentoi të shfarosë kosovarët.

Edhe të premten kur janë realizuar fotografitë shumica e klientëve në këtë qendër ishin kosovarë.

Ata janë shprehur të shqetësuar për këtë gjest pikërisht në ditën kur shqiptarët kanë paguar gjobën prej 25 mijë euro për shkak të dënimit që FIFA i bëri dy futbollistëve kosovarë dhe një zviceran.

E kjo pas ankesës që Serbia bëri në FIFA pasi kosovarët dhe zvicerani bënë simbolin e shqiponjës në ndeshjes Zvicër-Serbi e cila përfundoj me rezultat 2 me 0.

Simpati e disa qytetarëve të Shqipërisë për Serbinë është dëshmuar edhe ditë më parë nga komanetatori i TVSH-së, Konstandin Grillo, i cili deklaroj se në këtë kampionat përkrahë Serbinë e jo shtetet ku luajnë shqiptarët, shkruan GazetaFokus.