Një nga çiklistët më mëdhenj në historinë e këtij sporti në Shkodër por edhe në Shqipëri, padiskutim që është edhe Brahim Syka.

Vërtetë nuk ka fituar aq sa ka merituar dhe kjo ndoshta ka bërë që të mos jetë shumë i vlerësuar, megjithatë ata që e kanë njohur ia dinë mirë vlerat.

Ai ka lindur në Shkodër më 17 korrik 1963 dhe sportin e çiklizmit e fillon në moshën 15 vjeçare, pra në vitin 1978.

Një vit më vonë, duke qenë pjesë e ekipit të të rinjve të Vllaznisë, shpallet kampion kombëtar I kësaj moshe dhe këtë sukses e përsërit edhe në vitin 1980.

Ecuria e mirë me të rinjtë, bën që ai të thirret në ekipin e të rriturve me të cilin do të konkurrojë nga viti 1981 deri më 1993 kur vendos të lërë sportin.

Është dalluar si një nga çiklistët më të mirë të vendit tonë për 10 vite me rradhë dhe bashkë me Agim e Sytki Tafilin,

do të krijonin një treshe që do të dominonte në çiklizmin shqiptar.

Sëbashku, ata I japin disa tituj kampionë Vllaznisë, ndërsa që Brahim Syka arrin të zërë disa vende të dyta në Rrethet Çiklistike të Shqipërisë.

Po ashtu, me Vllazninë, ka arritur të fitojë dy medalje të arta në Spartakiadat Kombëtare të viteve 1984 dhe 1989.

Pjesmarrës në shumë gara ndërkombëtare si pjesë e kombëtares shqiptare për shumë vite me rradhë duke bërë një

paraqitje shumë të mirë në garat e zhvilluara.

Për fat të keq nuk ka arritur të fitojë asnjë Rreth Çiklistik si individ por gjithmonë është dalluar për nivelin e lartë që ka paraqitur në garat ku ka marrë pjesë.

Për të gjitha këto arritje, ai është nderuar me titullin “Mjeshtër Sporti”

ndërkohë që kohët e fundit, Këshilli Bashkiak Shkodër i ka akorduar edhe titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

Pas lënies së sportit, për disa vite me rradhë ka qenë anëtar I kryesisë së Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

Brahim Syka ka shkruar emrin e tij në librin e artë të këtij sporti dhe natyrisht që do të jetë një shembull

për t’u ndjekur edhe nga brezi i sotëm i çiklistëve të Vllaznisë.
Gjergj KOLA