P ak ditë më parë nuk u bë i mundur zhvillimi i Asamblesë së Klubit të Futbollit “Vllaznia”, sepse nuk plotësohej numri i këshilltarëve të nevojshëm për punimet e saj. Asambleja u shty për sot dhe tifozët shkodranë presin të mësojnë lajme të mira.

Skuadra kuqeblu ndodhet në vështirësi të mëdha për momentin. Vllaznia ka rënë në

Kategorinë e Parë dhe është koha që të merren vendime të rëndësishme, jo vetëm që skuadra shkodrane të kthehet menjëherë në Superiore, por njëkohësisht të ketë edhe baza të forta për një të ardhme siç i takon emrit të saj.

Janë disa çështje që presin të marrin një zgjidhje zyrtare, që nga trajneri dhe lojtarët e sezonit të ri.

Po ashtu, duhen bërë hapa konkretë në lidhje me privatizimin e klubit, sepse me bashkinë në krye gjithmonë do të ketë probleme.

Këtë gjë e dinë mirë edhe drejtuesit e institucioni që administron

Vllazninë, ndaj dhe duhet të marrin vendimet e duhura. Tifozët shkodranë presin që Vllaznia e re të jetë sa më e fortë dhe premtuese. / Vipsport/