Çfarë ndodhi pas revoltës së Qafë Barit, si u shtyp kryengritja e 12 të burgosurve të cilët u ngritën në revoltë, çfarë ndodhi më pas? Si u shtypën ata, si u vranë njerëz të pafajshëm që skishin lidhje me revoltën?

Këto dhe të tjera detaje i rrëfen sot protagonisti i kësaj kryengritje Dush Martini në pjesën e tretë të intervistës me gazetarin Erjon Skëndaj që publikon sot “BalkanWeb”.

Ai thotë se në hetuesi i janë thyer duar e këmbë, është detyruar të firmosë që bënte pjesë në një grup që do sulmonin institucionet e shtetit por se nuk ka pranuar.

Torturat në hetuesi siç thotë ai, kanë “thyer” shumë prej shokëve të grupit të cilët kanë pranuar të firmosin çdo gjë.

Disa u pushkatuan pas kësaj. Ai kujton se është gjallë fare rastësisht se e kishin tërhequr zvarrë në një kamion dhe e kishin hedhur pa ndjenja në Fushë-Arrëz. Një miku i tij që e kish para ta fusnin në makinë duke e tërhequr zvarrë e kish marrë për të vdekur. Por rastësia deshi të jetë gjallë e të flasë, tregojë për çdo turturë.

Pengu i tij më i madh është se dhe sot ai cilësohet si “terrorist” e nuk mund të fitojë dëmshpërblim si i burgosur politik.

Kishit armë të ftohta, thika etj?
Ato armë që mund t’i kishim ishin për arratisjen, një armë për me pre një dash apo qinj, si me mbijetu në pyll.

Kishim disa shokë në ofiçinë që i bënin këto. Në tavolinën tonë u gjetën nja 10 thika. Se mendonim që kur të arratiseshim, t’i kishim.

Nga momenti kur filloi përleshja çfarë ndodhi me policët, pati të lënduar nga dy palët?
Po ça goditje?!

bsolutisht jo, s’është goditur asnjë polic, pati të lënduar në sedër, vetëm ishte problemi t’ja hiqje prej duarsh edhe Sokolin që po e rrihnin. Tullat që hidhnim shkonin i binin murit. Nuk kishte asnjë lëndim serioz, më shumë duan të bëhet bujë.

U plagos një polic dhe një komisar i burgut, një gërvishtje të lehtë pati. 3 orë ishim 12 vetë që mbajtëm revoltën me policinë.

Pasi u rrethuan, policia bëri sikur u tërhoq e u mbyll kjo çështje. Pastaj na futën në një sallë ku të hanim bukë.

Në këtë moment, ata kanë gjetur thikat dhe kanë filluar të na nxjerrin një nga një, se donin të na kapnin ne. Erdhën shumë forca. Fati i keq i Kostandin Gjordenit, një i burgosur shumë i vuajtur që ka këputur edhe krahun nga ai plumb që mori aty.

Ai ishte te dera, dhe e kapin atë e nxjerrin nga dera dhe fillojnë i gjuajnë atij. Aty u revoltua i gjithë kampi. Se ai ishte person i dashur, e pastaj u bë

një revoltë shpurtërore e të gjithë të burgosurve, pastaj aty ka shpërthyer dera. Revolta mori zhvillim masiv, e aty u përfshinë nga të gjithë rrethet. Ka ndodhur përleshja më e egër me policinë.

Se Toma kishte një tullë në dorë e godiste një polic i cili kishte vënë për poshtë një të burgosur e e godiste me shkop gome.

Në këtë moment, ky polic ka nxjerrë pistoletën e ka marrë në shenjë Tomën, por fati ka kaluar plumbi dhe i ra Kostës në sup. Unë mora kutinë e duhanit dhe ia vura Kostës në sup.

Ato ishin të shtënat e para që nxorri policia armën, po ushtronte dhunë të paparë ndaj të burgosurve dhe ishin të armatosur. Vazhdoi përleshja nja 2-3 orë, erdhën helikoptera e pastaj arritën të ndajnë pjesën e kampit. Kishte 12-13 vetë që nuk dilnim jashtë e rrinim në kamp

e përgatiteshim për më të keqen. Unë disa shokëve i thashë të largoheshim, dhe ndejtëm ne që e nisëm revoltën që në fillim.

Pastaj kanë thirrur Martin Sokolin dhe Sokol Sokolin për të bërë një marrëveshje, mes nesh ishte një vllazni ideale kundër diktaturës, atij gjenocidi të paparë.

Edhe Sokoli ra në marrëveshje që do dorëzohemi. Thirrën listat me emrat që do arrestohen. Unë jam arrestuar i 6-ti.

Aty më pas nisi tortura në dhomën e torturave. Duhet përmendur dhe një personazh tjetër, që fatkeqësisht e vranë por jo se kishte lidhje me revoltën, Sadri Sokolin, ai ishte burrë shteti, i nderuar.

Nuk e di pse e vranë, ndoshta dhe kur ka qenë në qeverisje, ndoshta ka dalë në një sekret shtetëror. S’kishte lidhje me revoltën. E thirrën dhe e vranë. Pas 3-4 orë barbarizëm, disa herë kam rënë pa ndjenja.

Më hipën në makinë, dhe kur mbërritëm në Fushë-Arrëz më hodhën prej makine dhe isha pa ndjenja, vetëm ndjeja më pas kokën në gurët e oborrit që më tërhiqnin zvarrë. Mua më dinin për të vdekur se menduan se më kishin mbytur.

Edhe kështu përfunduam në burgun e Fushë-Arrëzit, edhe atje me tortura. Dhe filloi procesi i hetuesisë. U dënuan 12 vetë, 12 të tjerë mbetën pa u dënuar.

Unë tërë trupin e kisha me plagë, sytë i kisha të mbyllur nga dhuna. Kisha një oficer aty që më goditi disa herë më tytë pushke.

Më thoshin trego çfarë ke bërë, keni ther komisarin, edhe akuza ishte organizatë politike për qëllime terroriste që unë normalisht e mohova. Në atë moment, u përpoqa të kap një korrent në llambë që ishte aty por më ndaloi një polic me pushkë që tha: lëreni-lëreni këtë të çmendur.

Tentova të vetëvritem se ata më torturonin, m’i godisnin të gjitha plagëve. Kam humbur 70% të shikimit nga goditjet e tyre. Por unë dola me letra të bardha nga hetuesia, nuk pranova asnjë lloj akuze.

Disa edhe pranuan e u dënuan. Unë jo. Dola me letra të bardha se nuk kisha ça pranoja, se ishte imagjinatë e komunizmit për me shtyp njerëzit. Pastaj unë kisha detyrën time për të mos pranuar as për vete as për tjerët. Me keqardhje i kujtoj ata që u dënuan me vdekje, Sokoli e Toma që u dënuan me pushkatim. Toma ishte dënuar dhe një herë me pushkatim.

Po si i shpëtoi dënimit të parë me pushkatim?
Ndodhi që në Shkodër, prokurori i çështjes vuri po një shok tjetër të tij,

që e kemi pas në burg. Nuk e kam ndjekur atë gjyq, por ia kanë fal atij, dhe dënuan tjetrin. Atëherë ishte momenti që mora vesh që na bashkuan nëpër qeli nga 3-4 persona.

Pas kryengritjes, ju dolët prej atij sistemi me një fletë bashkëshoqëruese të gjyqit që ju cilëson si terrorist…
Në vitin 1992 u mor një vendim parlamentar, ky ligj u ndryshua në vitin 2007…

..Ju dhe ata që akuzohen për bombën në Ambasadën Sovjetike..
Për bombën e Ambasadës Sovjetike, gruaja ime është mbesa e Xhon Temalit edhe s’ka lidhje me..

…Flas që ti ke marrë termin “terrorist”, a ke marrë ndonjë dëmshpërblim për këtë?
Absolutisht nuk kam marrë asnjë këst megjithëse kam 20 vite që protestoj e do vazhdoj të protestoj sa të jem gjallë. Dikush ta gjykojë.

Më kanë gjykuar prokurorë të komunizimit që sot janë avoketër. Ka 20 vite që kanë jetuar në zyrat e këtij pluralizmi komunist e këtyre kriminelëve e janë bërë palë me ta për të firmos një dokument

që ne na përjashton nga veprat e tjera që kanë lidhje me burgun politik. Unë kam bërë 2 greva urie.

Kanë folur shumë njerëz të tjerë për revoltën e Qafës së Barit
Unë s’kam pas nevojë me i mbush mendjen kujt sepse thonë më mirë mos me marr diçka të pamerituar. Sepse s’dua të tregoj kush jam unë. Pranova ftesën tënde se na ke respektuar në greva e protesta.

Po s’bëne një budallallëk s’ta var asnjë, mbase duhet bërë ndonjë budallallëk. Ne bëmë 5 vjet protesta kundër Fatos Nanos, se e dinim që ai komunist e nuk na jep gjë. Por nuk mundesh me kundërshtu

një padrejtësi të tillë. Këtu vjen një palë në pushtet, vendos ligjet që do, vjen një palë tjetër bën si ka qef.

Tre emra, çfarë mendon për Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën?
Dy të parët hiqi, si Fatosin, si Sali Berishën. Se nuk e meritojnë asnjëri, janë të paaftë për me drejtu demokracinë në Shqipëri. Tek i treti nuk kam gjë personale, mendoj se ka bërë diçka për disa të burgosur, por kur bën ndonjë ndërtim apo shesh, thotë e bëmë ne. Kur vjen puna për të kërkuar të drejtën ne si të burgosur politikë që na kanë mohuar, thotë e kanë lënë ata.

Ai ka dhënë disa këste, por ka mijëra të tjerë pa bukë. Janë me borxhe. Unë vetë e kam shtëpinë me kredi. Kam bërë 5 vite protesta për të sjellë Sali Berishën në pushtet, jam arrestuar 100 herë.

Unë jam lidhur një ditë me zinxhirë e erdhi kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e përgëzoj se i ka larguar disa elementë, kishte program të mirë e na premtoi që do t’i rregullonte të gjitha, edhe këtë ligje. Mendoj që ndoshta një ditë, ndoshta edhe ky e rehabiliton atë ligj.

Ne kërkojmë një status si gjithë vendet perëndimore. Ata kanë marrë trajtim social në bazë të konventave kombëtare.