Aktori i njohur me famë botërore Jean-Claude Van Damme sapo ka postuar në faqen e tij zyrtare një fotografi me shqiponjë, shkruan KultPlus.

Dhe mbishkrimi i kësaj fotografie i është dedikuar Adnan Januzaj, i cili shënoi gol për ekipin e Belgjikës, por që

i njëjti nuk ka bërë shqiponjën sikurse e kanë bërë Xhaka e Shaqiri.

“Një falënderim masiv për Adnan Januzaj që shënoi dje golin e fitores në kampionatin botëror të

FIFA-s për ekipin e Belgjikës”, ka shkruar Jean-Claude Van Damme./KultPlus.com