Shqipëria përgjatë muajit qershor u përfshi nga një mot i pazakontë, i cili realisht duket se ka prishur jo pak planet për të gjithë ata persona, të cilët kishin planifikuar pushime ose fundjava në bregdet.

Luhatjet e temperaturave shoqëruar këto dhe me stuhi shiu të cilat nuk kanë qenë prezente as në stinën e dimrit, kanë ngritur jo pak pyetje lidhur me faktin se si do të jetë kjo stinë vere?

A do të duhet që njerëzit t’i mbajnë edhe gjatë muajve në vijim rrobat e plazhit në dollap? Çfarë po ndodh me stinët e vitit që duket se janë kthyer “kokë poshtë”?

Për të gjitha këto pikëpyetje javanews.al kontaktoi me metereologen Rezarta Xhakollari, në një përpjekje për të daravitur sadopak këtë mjegullnajë që është ngritur dhe shqetësimet se mund të kemi një verë të pazakontë.

Xhakollari nënvizon se një situatë e tillë nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas saj, Ballkani këtë filim vere u përfshi nga zbritja e një mase të ftohte arji nga Europa Veriore, e cila solli këtë anamoli edhe në vendin tonë,

“Atmosfera është shumë komplekse dhe si pasojë ndodhin këto lloj anomalish dhe luhatjesh të temperaturave. Por nuk mund ta quajmë të jashtëzakonshme, pasi Anticikloni i Azoreve, i cili luan rolin kryesor ne kontinentin Europian në stinën e verës është tërhequr”.

Për të gjithë ata të cilët përballen me një lloje ndjesie “paniku” për stinën e verës metereologija nënvizon se nuk ka vend aspak për shqetësimë të tilla.

“Kemi një lajm të mire për të gjithë ata që kanë bërë plane për javën e parë të muajit korrik, pasi pritet të afrohen masat ajore të nxehta me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afriakan, e cila do të sjellë rritje të menjëhershme të temperaturave.

Këto të fundit do të rikthehen në normën e caktuar të muajit me vlera ku dita e martë dhe e mërkurë do të shënoje rrietje të temperaturave deri në 35 gradë celcius”, informon meteorologija Rezarta Xhakollari për javanews.al.

Pra duket se më e keqja ka kaluar dhe tashmë të gjithë do të duhet të marrim masa për një verë të nxehtë dhe pa prishur planet për pushimet verore.