Boronica e kuqe është e famshme. Ajo është nga ato fruta që të ngacmon qiellzën por shumëfishon shqisat e shijes dhe aromës.

Ky frut mund të shijohet i vetëm ose mund ta shoqërosh me diçka tjetër, duke ofruar një eksperiencë të bukur.

Boronicat e kuqe të kultivuara janë më të mëdha se lloji që rritet në natyrë në Shqipërinë e veriut.

Brezat e vjetër e kanë vlerësuar dhe shijuar boronicën e kuqe sipas traditave që zgjasin edhe sot.

Ata e konsumonin boronicën e kuqe të thatë, të ëmbëlsuar me mjaltë ose me shurup frutash si pekmezi.

Boronica e kuqe është një frut që mund ta mbash në ngrirje për vite me rradhë, ndërsa mblidhen në fundvjeshtë kur këto kokrra magjike arrijnë kulmin e pjekurisë dhe ngjyrës mbresëlënëse.

Ajo është koha perfekte për t’i blerë ato, për t’i gatuar, apo edhe për t’i ngrirë dhe konsumuar ngadalë gjatë muajve apo viteve në vijim.

Në këtë mënyrë, ju mund të shijoni boronicën e kuqe sa herë që të doni. Lexoni më poshtë vlerat e listuara nga AgroWeb.org:

Vlerat shëndetësore të boronicës së kuqe

Lëngu i boronicës së kuqe është i famshëm për rolin që luan kundër infeksioneve të traktit urinar, sepse parandalon bakteret që zënë vend në fshikëzën e urinës.

Antioksidantët dhe fitoushqyesit që gjenden tek boronica e kuqe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut.

Ky frut përmban substanca që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe formimin e kolesterolit të keq në zemër dhe enët e gjakut.

Studimet kanë treguar që boronica e kuqe është një frut që ofron mbrojtje nga radikalet e lira, sepse përmban antioksidantë të fuqishëm.

Fibra që gjendet tek boronica e kuqe është një tjetër vlerë e shtuar, sepse tek çdo racion me këto kokrra të shijshme ne gjejmë 20 % të dozës së rekomanduar ditore të fibrës.

Një racion me boronica të kuqe jep edhe 24% të dozës ditore të vitaminës C dhe vitaminës E.

Kur janë të freskëta, boronicat e kuqe përmbajnë sasinë më të lartë të antioksidantëve.

Në variantin e thatë, ato kanë pak më pak antioksidantë dhe në variantin lëng, kanë shumë pak antioksidantë.

Kur të blini lëng boronice të kuqe sigurohuni që është lëng i plotë natyral dhe jo lëng me sheqer të shtuar.

Mënyra më e mirë për të nxjerrë lëngun nga këto fruta është t’i shtrydhni vetë.

Duke qenë se boronica e kuqe dhe lëngu i saj përmban acid oksalik, ato zgjerojnë aftësinë e disa medikamenteve për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

Rrjedhimisht njerëzit që vuajnë nga gurët në traktin urinar duhet të kufizojnë konsumimin e ushqimeve dhe pijeve të tilla.

Boronicat e kuqe në variantin e tyre të thatë janë të famshme për shijen e tyre të veçantë që të ngacmon. Ato mund të kombinohen me një sallatë me spinaq të freskët dhe djathtë të bardhë, ose me fruta të tjera si portokallë, mollë dhe ananas.

Duhet të dini se çdo kokërr e vogël boronice bën një punë të madhe në të gjithë organizmin.

Shkencëtarët pranojnë njëzëri se, boronica e kuqe parandalon sëmundjet e zemrës, ulçerën, infeksionet urinare. Duhen përmendur edhe përfitimet e panumërta nga vitaminat, mineralet, antioksidantët dhe fitoushqyesit që përmban.

Ndaj sa herë që të keni boronica të kuqe pranë jush, kini paraysh që po i jepni shëndetit tuaj një shtysë të fuqishme.

AgroWeb.org