Policia jem njoftimet:

Shkoder

1.

Më datë 28.06.2018, ora 16:20, jemi njoftuar se ne aksin rrugor Shkoder-Lezhe, në fshatin Plezhë, Shkodër, ka ndodhur një përplasje ndërmjet dy automjeteve,

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një autobuz me targa KS 05252DG me drejtues shtetasin F. L, 35 vjeç banues në Kosovë, dhe autoveturës tip Ford me targe AA053MO me drejtuese shtetasen L. K. 55 vjeçe dhe pasagjere shtetasen R. O. 58 vjeçe, banuese në lagjen Salo Halili, Shkodër, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Po kryen veprimet grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

2.

Më datë 28.06.2018, ora 17:00, jemi njoftuar se në fshatin Barbullush, Vau Dejës, ka ndodhur një aksident

Menjëhere kanë shkuar sherbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Volkswagen me targë AA738SH, me drejtues shtetasin E. M. 23 vjeç, është përplasur me motorcikletën pa targa me drejtues shtetasin B. Q. 55 vjeç, dhe pasagjer shtetasin S. Sh. 34 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Vau Dejës, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Po kryen veprimet grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.