Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një postim në rrjetin social ‘facebook’, ka prezantuar llogarinë bankare ku mund të derdhen mjetet për të paguar

gjobën prej 25 mijë frangash, gjobë të cilën FIFA ua shqiptoi tre futbollistëve të Kombëtares së Zvicrës.

“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik,

për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Sipas tij shqiponja është shenjë e cila parqet gëzimin dhe se i vije keq që kjo është keqinterpretuar.

“Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan

shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA”, ka shkruar ai.

“Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falënderim e mirënjohje

për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Postimi i Plotë i kryeministrit shqiptar Edi Rama:

MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria

MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falënderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë./ KultPlus.com