Shqiponja dykrenore shqiptare është bërë hit gjithandej pas ndeshjes së Serbisë me Zvicrën dhe golave të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, ku të dy këta futbollistë festuan golat duke bërë shqiponjën shqiptare me duart e tyre.

Pas kësaj, shumë foto janë duke qarkulluar në mediat sociale ku shihen personazhe dhe figura të njohura botërore, teksa përshëndesin me simbolin e kombit tonë.

Nuk dihet se çfarë i ka shtyrë të bëjnë këtë veprim, por një gjë është e sigurt:

ky gjest është mirëpritur nga fansat e tyre shqiptarë të

cilët ndihen mjaft krenarë kur shohin të përshëndetet me simbolin e tyre gjithandej.