Në emisionin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ishte ftuar njëra prej tifozeve më të komentuara shqiptare, Irida Oxa.

Duke qenë se jemi në ethet e Kampionatit Botëror, nikoqiri i emisionit zgjodhi pikërisht bukuroshen, e cila u bë sensacion në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2016’.

Kujtojmë se gjatë kohës së Evropianit që u zhvillua në Francë, fotografitë e Iridës dhe Rike Roçit u bën hit në rrjetet sociale dhe i shpërndanë nga mediat ndërkombëtare.

Gjatë pjesëmarrjes në programin e IN TV, Oxa ka treguar se historia e atyre fotografive është mjaft interesante dhe gjithçka ka ndodhur rastësisht.

“Ne ishim rastësisht në stadium. Madje u zura për biletën se ishte te vendet e invalidëve. Kur shkuam atje, ishin disa fotografë përpara dhe ne kishim veshur bluzën e Kombëtares. Ishte shumë vapë, i thashë Rikes nuk na njohin, hajde heqim bluzën.

“E hoqëm dhe kishim veshur kanotiere dhe fotografi ma bëri me shenjë, ndërsa unë thashë ‘çfarë maniaku’ dhe ai bënte foto. Kur mbaroi ndeshja pashë Instagramin, kishte shpërthyer! Dhe unë atë ‘maniakun’ e falënderoj shumë”, ka thënë Irida.

Ajo ka treguar se fillimisht ishte ndier në siklet për komentet që shkruheshin për të, në veçanti për sharjet dhe ofendimet.