Nderimi në Vjenë i Kardinalit të shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me çmimin e lartë “Thomas Morus” është përshëndetur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Meta vlerëson lart figurën e Kardinalit Ernest Troshani për angazhimin e sakrificat e ti sublime ndaj besimit të krishterë.

“Me shumë kënaqësi e prita lajmin e nderimit në Vjenë të Kardinalit të shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me çmimin e lartë “Thomas Morus”, si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të persekutuar në komunizëm, për angazhimin e sakrificat e tyre sublime ndaj besimit të krishterë.

Është një nder i jashtëzakonshëm, që Eminenca e Tij, është kualifikuar për këtë çmim, për vlerat shpirtërore, njerëzore, fetare e kulturore, kishtare e kombëtare që ai përfaqëson.

Urimet më të mira! ???? “- shkruan kreu i Shtetit, Ilir Meta, në mesazhin e tij të urimit.