“Dua të luaj me KOMBËTAREN SHQIPTARE”/ Refugjati SIRIAN rrëfen historinë e tij. Bën simbolin e SHQIPONJËS

Tabi, refugjat lufte u emocionua dje kur pa dy shqiptarë të festonin me shqiponjë fitoren me Serbinë.

Ai është një 23 vjeçar me baba sirian dhe nënë marokene, që prej 8 muajsh jeton në Tiranë, në qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve në Babrru.

Ka mbaruar studimet për infermieri, por thotë se ëndrra e tij e vërtetë është futbolli.

“I njoh të gjitha skuadrat shqiptare, si Partizani dhe Tirana, por dua të më jepet një mundësi , të më ndihmojë dikush, ndonjë menaxher që të provohem,

përveçse në Marok kam luajtur edhe në Turqi me Basaksehir, futbolli është jeta dhe ëndrra ime”, shprehet ai

Do të pëlqente të luaje me kombëtaren shqiptare?

Tabi: Sigurisht, un jam një mesfushor qendre tipik, jam shumë teknik, mund të shërbejë shumë mirë.

Në qendrën e azilkërkuesve qëndrojnë edhe shtetas të kombësive të tjera nga vendet e treta.

“Edhe un jam nga Siria, kam 5 ditë që erdha nga Kapshtica, dua të qëndroj këtu në Shqipëri”, shprehet një emigrant.

“Unë jam nga Iraku, por dua të shkoj në Gjermani, rruga deri tani më ka kushtuar 2500 dollarë amerikanë”, ka deklaruar një tjetër.

“Vi nga Jemeni, kam dëgjuar që këtu jetohet mirë”, thotë një tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...