Të jetosh një shekull, 100-vjeçari që nuk ndjen pleqëri

“Unë qaj hallin e pleqërisë, vaj halli pleqëria. Tani po e ndjej pleqërinë unë se deri tani se ndjeja”, thotë Ali Tabaku

Këto janë fjalët e një 100-vjeçari, jeta e të cilit, ashtu si të gjithë, ka kaluar përmes vuajtjeve dhe gëzimeve, por edhe mes luftës, diktaturës, paqes, tranzicionit.

Por Ali Tabaku nuk e ka humbur sensin e humorit dhe duket ende optimist.

-Sa fëmijë ke?
-3 kam, 3 cuna, aq bëri gruaja, ruhej e ruhej mos nxirrte nej kacamoq (dialektore kacamoq-fëmijë i vogël).

Jetëgjatësinë e tij 100-vjecari nga Mollasi i Cërrikut ja dedikon stilit të jetesës, dhe ushqimit të pakët,

jo për shkak të dietës, por për shkak të kohës kur ushqimi shpërndahej me tollona.

-E kam mbajt trupin me peris, kam ngrënë vetëm një gjellë, jo se mbaja peris por e donte puna. Duhan nuk kam pirë. Letrat i mbaja, ja dërgoja babait, por duhanin nuk e pija.
-Po në spital ke qenë ndonjëherë?

– Kam qenë një herë për sytë dhe një herë për ujin e hollë, por i kam kaluar lehtë

Me një kujtesë të jashtëzakonshme, duke mos humbur asnjë detaj, Ali Tabaku kujton kohën e luftës, atëherë kur ishte vetëm 25 vjeç.

“Në 29 u çlirua Tirana, në 30 Shkodra. Pas luftës së Tiranës plasi revolucioni. Çka hequr ky trup ditë e natë në dëborë,

pa ngrënë e pa pirë. I shihja shokët dyll të verdhë dhe thoja, nuk do të shpëtoj dot më”, rrëfen Aliu.

Edhe pse ka plot 100 vite mbi supe Aliu nuk i reflekton ato.

Me pak vështirësi në të ecur, por ai asnjëherë nuk është mbyllur në shtëpi. Me aq sa mundet jeta e tij është aktive me punë të vogla rreth e rrotull shtëpisë.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...