Serbia dërgon ankesë drejt FIFAs – Kjo është arsyeja

Fitorja e mbrëmshme e Zvicrës ndaj Serbisë në kuadër të E, ka bërë që gjasat e zviceranëve për të kaluar në fazën e 1/8-së së finales në Botërorin “Rusia 2018”, të jenë shumë reale.

Megjithatë, Serbia nuk po arrin ta pranoj këtë humbje, sidomos për shkak që e pësoi nga golat e dy futbollistëve të cilët kanë prejardhje nga Kosova, e për më shumë kanë lindur edhe në Kosovë.

Për këtë arsye, mediat në Serbi kanë bërë të ditur se Federata e Futbollit të Serbisë, ka bërë gati një ankesë që do ta dërgojë drejt FIFA-s, në të cilën kërkojnë të hetohet momenti i mos dhënies

së penalltisë për përfaqësuesen e Serbisë, pas “ndërhyrjes” në Aleksandar Mitrovicin.

Përveç kësaj, gjatë gjithë kohës po diskutohet edhe për “provokimet” e Xhakës dhe Shaqirit, të cilët i festuan golat,

duke e bërë shqiponjën e famshme, ndërsa një tjetër “provokim” serbet po e llogarisin edhe flamurin e Kosovës në njërën prej këpucëve të Xherdan Shaqirit.

Sido që të jetë, zëvendës presidenti i Federatës serbe, Savo Milosevic, ka bërë të ditur se ankesa është dërguar zyrtarisht në institucionin më të lartë të futbollit botëror.

“Kemi humbur shumë ndeshje dhe asnjëherë nuk kam kërkuar arsyetime, Mirëpo, është futur teknologjia

VAR dhe ne jemi duke pësuar thuajse nga situatat e njëjta në të dyja ndeshjet, edhe pse rasti ndaj Zvicrës ishte shumë më skandaloz”, tha Milosevic.

“Është e vështirë, pasi ai detaj i vetëm ka vendosur ndeshjen, sepse në rast se do të akordohej penallti, kemi mundur ne të avancojmë me 2-1.

Tani po flasim vetëm për ato 10 minutat e fundit që na dominoi Zvicra, mirëpo askush nuk është duke diskutuar se për 70 minuta të tërë, i kemi dërmuar zviceranët dhe për gjyqtarin i cili ka gjykuar në mënyrë tendencioze.

Ndërhyrja jonë e parë e palejuar, u sanksionua menjëherë me karton të verdhë, më pas erdhi e dyta, e treta, e kështu me radhë, dhe gjyqtari dukshëm mbante anë”, deklaroi zëvendës presidenti i Federatës së

Futbollit të Serbisë, Savo Milosevic. /Insporti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...