Një i ri shqiptar po festonte për dy golat e shënuar nga Shaqiri dhe Xhaka që i dhanë fitoren Zvicrës ndaj Serbisë, është therur me thikë nga 3-4 tifozë serbë në qytetin e Bazelit.

Shqiptari ishte duke festuar me flamurin kuq e zi, kur është sulmuar nga tifozët,

të cilët, pasi i kanë marrë dhe grisur flamurin, nuk kanë nguruar as ta qëllonin.

I riu u dërgua në spital nga një shok i tij dhe është pa probleme për jetën.

Policia ka nisur hetimet dhe po kërkon personat që e kanë sulmuar.