Në Shqipëri po shfaqet “sëmundja e pestë”. Ky është alarmi që ka dhënë mjeku i njohur Tritan Kalo. Ky i fundit shpjegon, se kjo sëmundje është virale dhe me karakter beninj.

Ndërkohë termi shkencor i saj shpjegon Kalo, është “Exanthema infectiosum”. Sipas tij, kjo sëmundje shkaktohet nga Parvovirus B19 dhe është letësisht e ngatërrueshme me fruthin dhe variçelën.

Ndër të tjera ai ka këshilluar kolegët e tij të rifreskojnë njohuritë. Njëkohësisht u ka bërë apel prindërve të bëjnë kujdes. /CNA.al

Ja postimi i plotë i Kalos

RIKUJTESË: Ndërkohë me Fruthin, Varicelan, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj ….

Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto semundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njejtin mendim me mua, sikunder edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme…..

Arësyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtëme është mëse e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, DUHET të kenë njohuri për këtë dukuri të Shëndetit tone Publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë….

SËMUNDJA e PESTË mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjeksore është një dukuri e përditëshme…..