Uji i trëndafilit / dobitë ndaj lëkurës, fytyrës dhe flokut

Trëndafili është padyshim një prej luleve që preferohet nga shumë njerëz. Kjo jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për aromat dhe ngjyrat që ajo ka. Krahas pamjes së hijshme edhe uji i trëndafilit që përdoret shpesh herë në fushën e shëndetit dhe të bukurisë, ujë i cili përfitohet nga trëndafili, ka dobi të panumërta.

Uji i trëndafilit përveçse është një antioksident, antiinflamator dhe anticeptik bart vitaminat A, B3, C, D dhe E. Ja cilat janë disa nga dobitë e përdorimit të tij.

Më poshtë mund të lexoni disa nga dobitë kryesore të ujit të trëndafilit ndaj fytyrës, lëkurës dhe flokut;

• Forcon qelizat e lëkurës dhe ndihmon në rinovimin e indeve të lëkurës në saje të veçorisë antioksidante të tij.

• Ndihmon në mbrojtjen e ekuilibrit Ph të lëkurës suaj, kështu parandalon formimin e pikave dhe puçrrave.

• Uji i trëndafilit gjallëron dhe hidraton lëkurën tuaj.

• Ndihmon në shërimin e gjurmëve të plagëve dhe prerjeve.

• Shton cilësinë e flokëve në saje të veçorisë ushqyese dhe hidratuese.

• Luan rol të rëndësishëm në kurimin e zbokthit.

• I jep freski lëkurës

• Ndihmon në kurimin e akneve, dermatitit dhe ekzamës në lëkurë në saje të veçorisë antibakteriale.

Si ta përdorim ujin e trëndafilit?

• Uji i trëndafilit ju ndihmon të hidratoni dhe të gjallëroni lëkurën e thatë:

Lëkura jonë mund të thahet nga rrezet e diellit, çrregullimin e ekuilibrit pH, nga tymrat e dëmshëm ashtu si duhani etj. Shumë hidratues që shiten në treg edhe janë shumë të shtrenjtë por edhe bartin kimikate të dëmshme për lëkurën. Ndërsa uji i trëndafilit është ndër hidratuesit më të fuqishëm që eliminon thatësirën në lëkurë.

Për të përgatitur një hidratues natyral hidhni në një enë që mund të përdorni më pas si sprej 2 lugë gjelle nga uji i trëndafilit, shtoni mbi të një lugë kafe glicerinë dhe përziejeni. Masa juaj hidratuese është gati. Këtë mund ta hidhni direkt mbi lëkurë. Ndërsa masën e mbetur mund ta ruani në frigorifer deri në 10 ditë.

• Përkujdesje natyrale ndaj flokëve tuaja:

Flokët tonë mund të humbin bukurinë dhe shëndetin e tyre për arsye të ndryshme dhe si rezultat humbin edhe shkëlqimin ose ky çrregullim mund të vijojë edhe me shfaqjen e zbokthit ose të sëmundjeve të lëkurës. Në saje të veçorisë ushqyese dhe hidratuese të ujit të trëndafilit mund t’i thoni lamtumirë këtyre problemeve. Njëkohësisht uji i trëndafilit funksionon si hidratues nattyal dhe bën të mundur që flokët tuaj të duken më të mbushur, më të kuruar dhe më të ndritshëm. Pasi të keni larë flokët me shampo në ujin e fundit të shpëlarjes shtoni një gotë ujë trëndafili dhe më pas shpëlajini flokët me të.

Ndërsa nëse dëshironi që t’i jepni fund problemit të infeksioneve të lëkurës së kokës dhe zbokthit hidhni në një enë sasi të barabartë ujë trëndafili dhe glicerinë. Me anë të pambukut ose thjesht me gishta bëni masazh mbi rrënjët e flokut. Pas gjysmë ore lajeni flokun me shampo ashtu si gjithmonë. Zbatojeni këtë metodë 1-2 herë në javë deri sa të jetë zgjidhur përfundimisht problemi juaj.

• Pushon dhimbjen e kokës

Uji i trëndafilit ndihmon në largimin e dhimbjes së kokës në saje të veçorisë qetësuese dhe freskuese të tij. Në fakt përdorimi i ujit të trëndafilit kundër dhimbjes së kokës është një traditë shekullore. Hidhni një sasi të paktë uji trëndafili mbi një copë të pastër.

Mbështilleni atë copë rreth kokës ose bëni masazh me të në pjesën e damarëve të qafës, lëkurën e kokës dhe në qafë. Përveç kësaj mund të shtoni edhe disa pika vaji lavande që kjo metodë të jetë më efektive. Do të vini re se dhimbja juaj do të kalojë lehtësisht.

• Është pastrues natyral i makiazhit:

Uji i trëndafilit është pastruesi më ekonomik dhe më efektiv i makiazhit. Ndihmon të fshini lehtësisht makiazhin tuaj. E vetmja gjë që duhet të bëni është të hidhni ujë trëndafili në pambuk dhe të fshini makiazhin. Pasi në pastruesit e makiazhit të cilët i blejmë për të pastruar kimikatet që gjenden në produktet e makiazhit gjenden lëndë të dëmshme. Këtu na vjen në ndihmë edhe uji i trëndafilit. Krahas të qenit natyral parandalon edhe problemet e lëkurës në saje të veçorisë ushqyese të lëkurës.

• Është shërim për sëmundjet e lëkurës:

Uji i trëndafilit ndihmon në eliminimin e irritimit të lëkurës si rezultat i sëmundjeve të lëkurës si ekzama, dermatiti dhe rosacea. Për shkak se uji i trëndafilit është anti inflamator pra eliminues i infeksioneve zhduk edhe irritimin, skuqjen dhe kruarjen në lëkurë. Përveç kësaj duke mundësuar hapjen e poreve të mbyllyra mundëson që lëkurë juaj të marrë ajër dhe të jetë e shëndetshme. Në këtë saje përshpejton procesin e rigjallërimit. Hidhni pak ujë trëndafili në pambuk dhe vendoseni lehtësisht në pjesën e lëkurës ku keni problem. Këtë metodë përdoreni çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje nga një herë.

• Ju shpëton nga puçrrat

Uji i trëndafilit ka rol efektiv si pastrues në problemet mikrobike të lëkurës si akne, absces dhe puçrra, ndihmon në largimin totalisht të problemeve të tillë të lëkurës. Krahas kësaj luan rol të rëndësishëm në zhdukjen e gjurmëve të puçrrave. Si dhe duke rregulluar ekuilibrin pH të lëkurës ndihmon që lëkura të rigjenerohet vetvetiu. Hidhni një lugë ujë trëndafili dhe po aq lëng limoni në një enë dhe përziejini. Vendoseni mbi pjesën problematike të lëkurës dhe lëreni për gjysmë ore. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe thani fytyrën me një peshqir të pastër. Këtë metodë mund ta përdorni një herë në ditë.

Ndërsa një recetë tjetrër është maska që mund të përgatisni duke përdorur argjil jeshil. Shtoni sasi të mjaftueshme të ujit të trëndafilit mbi një lugë gjelle argjil jeshil. Vendoseni këtë masë mbi lëkurë. Pasi të thahet shpëlajeni me ujë të ftohtë. Mjafton që këtë ta zbatoni një herë në javë.

• Rigjeneron buzët:

Mund të përfitoni nga uji i trëndafilit për të pasur buzë të shëndetshme në pamje rozë. Po ashtu uji i trëndafilit ndihmon që buzët tuaja të jenë të buta dhe të lëmuara. Për të arritur këtë duhet të vendosni ujë trëndafili mbi buzë çdo natë para se të flini gjumë.

• Është shërim për sytë:

Sytë mund të marrin një pamje të lodhshme qoftë nga ajri i ndotur apo nga përdorimi i duhanit dhe pajisjeve elektronike si kompjuteri apo telefoni. Në këtë rast mund të na vijë në ndihmë uji i trëndafilit. Ndërsa vitaminat në ujin e trëndafilit ushqejnë sytë, hedhin jashtë edhe pluhurin dhe ndotjet e mbledhura në sy. Prandaj kurdo që të ndieni shqetësim mund të hidhni 1-2 pika ujë trëndafili në sy pse të vendosni pak ujë trëndafili mbi pambuk dhe ta vendosni mbi sy të mbyllur e të prisni për 7-8 minuta. Kjo është një metodë që mund të përdoret edhe për qeskat poshtë syve.

• Ka efekt qetësues:

Uji i trëndafilit ka efekt qetësues në raste mërzie, stresi dhe situata të lehta depresive. Aroma e tij e këndshme qetëson sistemin nervor qendror. Ndërsa lërgon mbi ne gjendjen e shqetësimit njëkohësisht na fal lumturi. Për këtë vendosni pak ujë trëndafili në pëllëmbë, thitheni fort aromën e tij duke marrë frymë, përdoreni atë si parfum ose pastroni shtëpinë tuaj duke hedhur një sasi nga uji i trëndafilit në fshesën e korrentit që funksionon me ujë.

Por cilët janë dëmet e ujit të trëndafilit?

Reaksionet alergjike:

Reaksionet alergjike janë ndër dëmet që vijnë në krye kur persona që nuk janë të vetëdijshëm se janë alergjik ndaj trëndafilit dhe ndaj çdo nënprodukti të tij e përdorin atë. Në këtë rast formohet skuqje, kruarje dhe tharje në lëkurë. Prandaj nëse dëshironi të përdorni produkte kozmetike 100% me përbërje trëndafili së pari sigurohuni nëse keni alergji ndaj trëndafilit apo jo.

Gjithsesi nëse nuk keni alergji për asnjë moment mos largoni nga jeta juaj trëndafilin dhe gjithë nënproduktet e tij, për më tepër ujin e trëndafilit që sjell në formën më të pastër dhe të purifikuar dlirësinë, bukurinë dhe magjepsjen e trëndafilit.