SHKODËR, TENTOJNË TË VJEDHIN MAKINËN MË PAS E DJEGIN, LARGOHEN AUTORËT

Një fouristradë është gjetur e djegur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skenderbeg përballë varrezave katolike.

Mjeti me targë AA 710 KC është gjetur i djegur kryesisht në pjesën e përparme.

Fouristrada ndodhej e parkuar poshtë një pallati kur ka ndodhur ngjarja. Burime pranë policisë bëjnë me dije se autorët fillimisht kanë tentuar që ta vjedhin atë mjet.

Ata më parë kanë këputur fijet duke tentuar që ta ndezin.

Nuk ia kanë arritur dhe më pas për të humbur gjurmët e tyre dhe shenjat e gishtave atëherë kanë vendosur që ta djegin.

Autorët janë larguar pa arritur që të identifikohen sepse ngjarja ka ndodhur në orët e vona. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...