Policia aksione në bregdet, bllokohen mjete lundruese

Ky është një nga mjetet e shumta lundruese që lëviz në bregdetin shqiptar. Policia e kufirit gjatë një inspektimi nga Shëngjini deri në Sarandë ka bllokuar disa mjete për mungese dokumentacioni.

Nga kontrollet e bëra vetëm në muajin qershor, policia ka bllokuar dhe 17 mjete te cilat kishin probleme me dokumentacionin.

Sipas policisë, qëllimi i aksionit është parandalimi i incidenteve që mund të vijnë nga këto mjetë gjatë sezonit.

E pranishme në inspektim ishte edhe zv/drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila ka parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta.

Pjesë e planit është edhe ngritja e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bovave dhe tapave për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese.

Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...