Një pushues nga Kosova është mbytur pasditen e sotme. Viktima është Qamil Bajrami 71-vjeç nga Prishtina.

Ai kishte ardhur me familjen për fundjavë në Velipojë, por pasi ka hyrë për t’u larë në det, nuk ka dalë më i gjallë.

VELIPOJE-Një pushues nga Kosova është mbytur pasditen e sotme. Viktima është Qamil Bajrami 71-vjeç nga Prishtina.

Ai kishte ardhur me familjen për fundjavë në Velipojë, por pasi ka hyrë për t’u larë në det, nuk ka dalë më i gjallë.

Paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ndërkohë është viktima e tretë e këtij sezoni turistik, pasi në Durrës janë mbytur dy të rinj pak ditë më parë