Opinion nga Senad NIKSHIQI

çdo ditë e më shumë na shtohet besimi se Bashkia Shkodër është turpi i këtij qyteti. Jo se na bëhet qefi me këtë realitet sepse është i hidhur por i tillë është. Këtë çdo ditë e më

shumë e vërteton vetë Bashkia me vendimet e saj. I fundit është ai për pistën e tartanit në stadiumin “Loro Boriçi”. Morëm vesh se Bashkia jonë e dashur nuk ka miratuar fondin përkatës për shtrimin me beton dhe ndonjë riparim tjetër te vogël për pistën prej 400

metër rreth e qark stadiumit që më shumë se askënd dëmton skuadrën e atletikës të Vllaznisë. Të gjithë në Shkodër u gëzuan kur morën vesh se Federata Europiane e Atletikës miratoi dhënien e tapetit falas për skuadrën që do shpallej kampion në vitin 2011-të. Vllaznia e fitoi këtë titull me meritë për të disatin vit radhazi duke vënë sërish diktatin e saj në “mbretëreshën” e sporteve. Kur u prit që Bashkia do ishte pro këtij investimi sepse vlera cilësohej si minimale, vjen ky vendim në buxhetin e saj nga ku s’do të ketë asnjë investim

për temën në fjalë. Kjo nuk është asgjë më shumë sesa një TURP i madh për Bashkinë Shkodër. Absolutisht po. Po sespe vlera e investimit nuk është aq e madhe dhe totalisht e arsyeshme dhe e përballueshme nga Bashkia. Po sepse nuk do investohej kot, për një sport pa rëndësi, por për Vllazninë në atletikë, skuadrën më të mirë shqiptare për shumë vite në vend dhe baza e ekipit kombëtar në kompeticionet më të rëndësishme Ndërkombëtare. Po

sepse tapeti prej tartani do ishte falas nga Federata Europiane dhe Bashkisë i mbetej vetëm betoni. Po sepse në fund të fundit përderisa Bashkia ka vendosur ti mbajë “nën hyqëm” atletikën e sportet e tjera duhet të përgjigjet për ta e jo të sigurojë vetëm mbijetesën e aq më keq të krenohet kur në fakt vetë nuk bën asgjë. Po sepse Kryetari

aktual Lorenc Luka dikur ka qenë sportist ashtu siç nënkryetari Omi edhe ai ka lidhje me sportin sepse djali i tij i madh deri vonë ka luajtur me Vllazninë në basketboll, kjo sa i takon anës morale. As Bashkia as askush tjetër nuk ka të drejtë të tallet e të nepërkëmbë mundin e djersën e atletëve e gjithë sportistëve të tjerë që Shkodra për fatin e mirë i ka elitar në gjithë aspektet. është me të vërtetë e pakuptueshme se si për një skuadër

kampione absolute me të gjitha moshat nuk merret përsipër nga Bashkia ky investim kaq minimal në një kohë që tapeti i tartanit do vinte dhuratë. Nuk e dimë se deri kur do vazhdojë kjo situatë e nderë nga Bashkia Shkodër, organi që përgjigjet për të gjitha sportet në Shkodër. Për Vllazninë e futbollit që nga bërja e Bashkisë pronare “de facto” e kësaj

skuadre janë miratuar kushedi se sa miliona lekë nga Këshilli Bashkiak. Në fakt nuk e dimë se nga kanë shkuar sepse siç po e shohim kemi një ekip që nuk është askund që kënaqet me një fitore ndaj Teutës. Kemi dëgjuar lloj-lloj historish për përvetësim parash në mënyrë të paligjshme e megjithatë askush nuk është përgjigjur asnjëherë. Në këtë kuptim nga ana

tjetër ka një skuadër kampion absolute për të cilën nuk bëhet as minimumi i mundshëm nga Bashkia Shkodër ndërkohë që mundësitë janë shumë shumë më të mëdha se aq, për këtë jemi të sigurtë. Shumë kemi folur, shumë kemi shkruar por gjërat nuk janë zgjidhur, madje dita ditës janë keq e më keq. Megjithatë nuk do ndalemi por gjithnjë do jemi për të

nxjerrë në pah problemet në të mirë të sportit, sportistëve e me shprësen e vakët që një ditë zëri ynë, i sportistëve e i trajnerëve të dëgjohet e gjrat të marrin zgjidhje. Me këtë pjesë nuk do lodhemi kurrë. Dyshimin e kemi te Bashkia nëse do lodhet ndonjëherë me këtë turp të madh që e ka mbuluar.