Deputeti socialist Erion Braçe, ka ironizuar sërish drejtuesin e FSHF-së, Armand Duka. I ftuar në emisionin sportiv ‘Magjia 21’ në RTSH, Braçe ka thënë

se çifti finalist në këtë botëror do të jenë Spanja dhe Franca. Ndërsa për fituesin ka thënë se do të jetë Partizani me arbitër kreun e FSHF-së.

“Për fat të keq, Portugalia nuk ishte si ekip nga Kristiano e poshtë.

Repartin e mbrojtjes te Spanja e prishi Naço,

sepse ishte shumë neglizhent. Spanja pati të vështirë vertikalizimin.

Në këtë ndeshje, u tregua se futbolli i Europës ishte në një nivel tjetër me skuadrat nga vendet e tjera.

Kush e fiton Botërorin? Mendoj se e fiton Partizani, me arbitër Armand Dukën(qesh.) Në finale shoh Spanjën me Francën”, tha deputeti.