Nga Gjergj Jozef Kola

1
Sapo kisha nisë shkollën fillore kur e mora vesht se Bajram do me thane: Festë.
Në vitet 70 familja jone ishte ndër të parat familje katolike shkodrane që u vendosë në lagjen muslimane të Rusit dhe unë pamjet e xhamisë së mbyllun i kam ende parasysh. Aty mblidheshim në oborrin e xhamisë dhe bashkmoshatarët sillnin amelcina, për cdo Bajram. Aty në atë oborr lindi edhe pyetja jeme e parë e ndalueme për nji festë të ndalueme:
Çka don me thanë Bajram?

Bajram do me thanë shqip: FESTE!
Kjo ishte për mue nji feste e amël, dhe si e tillë ka mbetë ende në kujtesë. Bajram ishte për mue festa e amelcinave dhe si cdo fëmijë i gëzohesha asaj, unë katoliku në lagjen muslimane të Shkodrës.

Pikërisht aty në oborrin e xhamisë së mbyllun lindi nji miqësi e vërtete dhe u mbjellen lulet e para, të brishta të asaj që unë me kohën e kam quejtë: BP, lulet e Bajrampashkës.
Për Pashkë afroja edhe unë vezë të kuqe dhe jua falja miqve të mi. Kjo festë u quejt Festa e ngjyrave. Kështu ngadalë si fëmijë e ma vonë të rij na rritëm nji ritual qe nuk njihet askund në mbarë botën:
Ritualin BP BajramPashket, festen e amelcinave dhe të ngjyrave.
Si mbi nji tablo të bardhë, ngjyrat me kohën erdhën e u banë te amla dhe aty u krijue piktura ma origjinale që shpirti shqiptar ka krijue ndonjihere në shek e XX.

Ishin lulet e brishta te shpirti shqiptar, këto Edelweis te Alpeve qe rriten vetëm ne 2 mijë metra naltësi, lule qe nën ateizmin shtetnor me dukeshin sikur preknin qiellin, vetë Zotin me dorë.
Atëhere unë besoja se Zoti kishte krijue vetë besime te ndryshme, si ngjyrat e ylberit, per me u lidhë me te. Mjaftonte paqja, mirësia dhe gjuha e përbashkët.

Diktatura ateiste kishte shkatërrue gjithcka si nji terapi kimike ne trupin e prekun me metastazat e komunizmit dhe për me mbijetue shqiptarët rriten këto lule te harmonisë se brishtë, te cilat rradhe kush i ka ne botë i kishte.
Besoja unë atbotë në dick ate bukur, origjinale, shqiptare.

2
Me kohën kjo lule erdhi dhe u forcue e u rrit sepse ishte nga te paktat krijesa që rritej me pastërti të zemrës. Askush nuk festonte Bajram dhe Pashke sepse do merrnin dhurata apo ndihma nga jashtë, porse jua kërkonte etja e zemres nji gja te tillë. Ndoshta kjo ishte oponenca ma e natyrshme ndaj diktatures. Hitleri futi ne Gjermani dhe Austri ligjin për me pague taksen vjetore me 1% të t`ardhunave me shpresën se te gjithë do i ktheshin shpindën kishës se Zotit porse ndodhi Bumerangu i famshëm.

Gjermano-austriaket rrinin edhe pa hanger ne ato vite dikature, porse taksen e kishës e pagueshin rregullisht.
Ne Shqipninë e diktaturës komuniste Aktin ma te naltë te përsosmënise se saj, kjo lule e brishtë e harmonisë e arriti ne burgun e Spaçit, kur mbramjeve te burgosunit politike muslimanë e fshihnin copën e bukës me ja dhanë meshtarëve katolikë te burgosun per me celebrue meshën e shejtë. Komunistat nuk u jepnin bukë katolikëve ne darkë sepse ata pregatisnin Ostet e shejta per meshë me bukën e darkës.

Shkodra ishte qyteti ku diktatura kishte ndërtue për herë te pare në hisotinë e njerzimit, muzeumn e parë ateist në botë dhe pikerisht aty ku terri asht ma i thelle drita shkëlqen ma fort.

Si finale te madhe kjo lule e brishtë e harmonise fetare, kjo Edelweis shqiptare e arriti ne vitin 1990 kur katolike dhe muslimane bashke hapën se pari kishën katolike dhe celebruen meshën e shejtë dhe nji jave ma mrapa xhaminë muslimane dhe festuen së bashku.
U duk sikur koha e arte e poetit te kombit At Gjergj Fishtes qe kishte lidhe me drita kompanjelin me minaren po trokiste ne dyert e historise se re shqiptare.

3
Me ardhjen e demokracisë, postkomunistat qe morën ne dorë pushtetin, nuk u kujdesën aspak me e mbrojte lulen e brishtë te harmonisë par excellence te shqiptarëve. Ata ishin nga natyra ateistë e megjithatë kjo nuk i ndalonte me marre pjesë ne cdo ceremoni fetare, Bajram e Pashkë, jo per transhendencë, porse për dukje dhe kapital politik. Ata nuk e panë asnjiherë si nji krijese te shejtë te mbijetesës se shqiptarit harmonine reale qe ishte krijue nen diktaturë, porse u kujdesën me ruejte raporte të mira me të hyejt, me cilindo te huej prej cilitdo vend qe vinte dhe derdhte thesin me para.

Helmi i Proselitizmit i hyni deri në rranjë lules Edelweist te shqiptarëve.
Nisi te krijohej nji shkëputje artificiale, u mbjellën shkurre qe vinin nga katër anët e botës dhe ata ja zunë frymen lules Edelweis te harmonise fetare te shqiptareve.

Politikanët ateistë, postkomuniste, nxoren fitimet e tyne materjale nga kjo dhe as qe ju interesoi nxjerrja te paktën e legjislacionit me mbrojtë shpirtin e brishtë te harmonisë shqiptare. Ky veprim do të sillte nji Bumerang te frikshëm.

Aktualisht në asnji vend te botës nuk prodhohet ma shumë helm ndaj besimeve te njeni tjetrit se sa ndër shqipfoles sot. Ne asnji gjuhe te botes nuk fyhet e shahet besimi i tjetrit ne youtube se sa nder shqiptarë. Ne forumet e mediave sociale askund nuk ka ekstremizem ma te madh dhe e gjith kjo falë ateistëve postkomuniste qe sundojnë me nji pragmatizëm primitiv e te pamoralshëm.

Objektet e kultit përpiqen kush e kush me kumbue e gjimue ne qiell ma fort a thue se Zoti del ne dritaren e qiellit me ndi se kush ka za ma te fortë atje poshtë, ndërsa postkomunistat ne pushtet qeshin e tallen e duket sikur thojnë:
He, ju e deshtët fenë, ja tek e keni, nxirrni sytë njeni tjetrit.
Sot ne kët truall Arbnor shkelin dhe hjedhin hekur beton, arabe dhe turqe, greke dhe italiane e per shqiptarët ka mbetë shumë pak vend me mbjellë e rritë lulen e brishtë te harmonisë fetare.
Ajo lulja e brishtë e Edelweises shqiptare qe unë kam quejte ne fëmini BP nuk asht ma aty. Ajo mbahet ne zemrat e brezit tonë, që u rritëm ne ateizëm e megjithate e deshtëm Zotin, transhendencën, njashtu ne mënyren tonë te ciltër e pa asnji interes materjal.

Dami i madh qe postdiktaura i ka pa kombit shqiptar asht thuejse i pariparueshëm. Duke i lane shqiptarët nenji mjerim te pafund ekonomik, me 100 euro pencion, ju ka hape rruge rrymave fetare te ndryshme me lëshue rranjet e tyne fanatike. Askush ma fort se ne llomin e mjerimit dhe te vorfnisë nuk rritet fanatizmi fetar.

Polarizimi i brezit te ri në Shqipni asht i pashembullt në historinë e kombit shqiptar.

4
Luga me sherbet qe kryeministri i majte shqiptar ju dha besimtarëve muslimanë në ket pragbajram ishte si nji garuzhdë me helm per ekuilibrin dhe harmonine fetare te shqiptarëve.
Atdheu asht i shejtë dhe i përket të gjithëve dhe ai nuk mund ti atribohet nji besimi të vetëm si BURIM.

Fatkeqsia e kombit tone aktualisht qëndron ne ate se tash 30 vjet postdikaturë figurat kryesore te shtetit vazhdojnë me kenë njerëz te formuem nën shkollat e diktaturës si mendësi dhe si kulturë.

Cka jena na si komb qe nuk po arrijmë me nxjerrë ne krye te vendit njerëz qe kane mbarue dhe janë formue ne perëndim?

Pershum` mot Bajramin miq te mirë te fëminise dhe rinise time, që u rritëm bashkë dhe bashkë me ne edhe ajo lulja e shejtë e harmonisë fetare per te cilën unë kam kaq nostalgji në zemër.