VAU I DEJES– Një fëmije 10 vjeç është plagosur me fishekzjarrë ne fshatin Telum të njësisë Temal në bashkinë Vau Dejës

mbrëmjen e sotme. I plagosur ka mbetur 10-vjeçari J.Zhuri nga fshati Telum.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se një helikopter i shërbimit të emergjencës kombëtare është nisur për ta dërguar të miturin në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fshati Telum është rreth 6 ore larg Shkodrës dhe lëvizja është tejet e vështirë për shkak të rrugës së amortizuar.

Kanë qenë banoret ata të cilët kane dhënë alarmin dhe menjëherë është nisur helikopteri për transportimin e tij.

Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së të miturit, por policia ka nisur hetimet.