E marta e 12-te, i gjeti besimtarët katolikë dhe jo vetëm,  duke e kaluar natën në kishën Shën Ndout dhe rrethinat e saj.

Edhe ketë vit qindra njerëz të besimeve të ndryshme i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë.

Gjate muajit qershor Kisha e Shen Ndout shndërrohet në destinacionin kryesor te pelegrinëve.

Me qirinj në duar e lutje të ndryshme besimtarët kanë përshkruar në këmbe rrugën drejt vendit ku ndodhet kisha.

Pelegrinazhi në Kishën e Laçit shoqërohet çdo vit me masa te shtuara nga pushteti lokal. Rrugëtimi i besimtareve drejt Kishës se Laçit është monitoruar nga forca policore dhe shërbimi i urgjencës.