Kryebashkiakja Ademi: Privatizim dhe ringritje. Vllaznia dhe Shkodra i kanë kapacitetet për t’u ngjitur lart

Kryebashkiakja Ademi ne emisionin “Ora skaner” ka folur per shume gjera rreth Vllaznise dhe po ashtu edhe per deshtimin e saj.

750 milionë lek të reja nuk ishin vetëm për skuadrën A, por për të gjithë klubin Vllaznia në total. 1 miliardë lek i shpenzojmë për sportet.

Sivjet u akorduan 60 milionë lek më shumë. Sporti ka lindur në Shkodër dhe meriton të vlerësohet. Duke investuar te sporti mbajmë gjallë rininë.

Janë 20 disiplina sportive që financojmë në Shkodër. Për vajza dhe për djem. Bëjmë atë që duhet. Shkodra është elitare në shumë sporte të tjera, jo vetëm në futboll. Kemi kampion ne shah, atletikë, gjimnastikë, not.

Shkodra ka një traditë për sportin, dhe nuk do guxonte asnjë për të mos e mbështetur sportin. Janë me qindra e mira të rinj të angazhuar në sport.

Nuk ka kontribut më të madh që mbështet sportin. Po ndërtojmë hapësira të reja sportive. Fusha të reja sporti për basketboll, volejboll, tenis si dhe fusha futbolli për shkollat.

Po përpiqem të rikthej klasat sportive. Sporti e bën shoqërinë më të mirë. Në Shkodër të gjithë duan financime të mëdha. E them me krenari që Bashkia Shkodër mbështet maksimalisht sportin.

Futbolli është një lojë, që ndonjëherë nuk është vetëm futboll. Ka pasur influenca, qoftë të mira qoftë të këqija. I është bërë presion klubit qoftë nga brenda qoftë nga jashtë.

Në vitin 2015, Luan Zmijani ishte trajneri që u tërhoq. Më pas Grima. Publiku ka kërkuar të ishte një shkodran.

Cungu me dëshirën e mirë dhe karakterin e ndershëm, u përpoq të bënte diçka, Ai mund të bënte më mirë. Edhe Armandoja e la, u dorëzua.

Zoti Gjoka e morri Vllazninë në një situatë të vështira. Në fazën e tretë u rrit një shpresë. Në fazën e 4-t dështoi dhe Gjoka u tërhoq.

Nuk duhet ta kishte bërë atë gjë. Të gjithë duhet ta çojmë me të mirën apo me të keqen deri në fund. Duhet të rrimë ballë për ballë dhe duhet të flasim për atë çfarë lëngoi.

Iu kamë dhënë hapësirën për të bërë atë çfarë ishte më e vlefshme. Në sezonin e kaluar morëm në provë mbi 19 lojtarë.

Që në vitin 2015 kam gjetur një Vllaznië që udhëtonte brenda ditës për ndeshjet jashtë. Jam përpjekur të rrit standardet. Jam përpjekur t’i ndjek, që askush mos thoshte ne nuk e patë. Prandaj kam qëndruar në pankinë.

Duhet ta kalonim situatën. Kur je në luftë duhet të vdesësh dhe ta fitosh luftën. U ndihem e fyer për rënien e Vllaznisë. E kam pasion sportin.

E kam ngritur zërin kur situata nuk qe fortë e mirë. Me pozitiv për t’i parë gjërat negative dhe mënyrën e zgjidhjes. Unë i shikoj të gjitha ndeshjet e skuadrës, si dhe të moshave dhe sporteve të tjera.

Po të kthehem mbrapa nuk është se do bëja diccka përtej asaj që imagjinoj. Kishte mundësi, thjeshtë ka qenë papjekuri. Gjithsecili duhet të reflektojë për nivelin e vetë.

Unë nuk jam në konsultimet teknike. Nuk jam pyetur asnjëherë që duhet të marrim Hasanin apo Likën, apo të marrim Sukaj dhe dikë tjetër. Nuk e bëj unë këtë fakt. Ka një sërë hallkash teknike.

Përtej mbështetjeve apo mundësive për të vlerësuar teknikisht, ajo që mendoj që ka munduar është diskutimi teknik në grup, me pozitivitet, pa ndërhyrje dhe pa konsensus për gjërat nuk qëndronin.

Fatkeqësisht klubi i futbollit nuk e ka ndritur këtë. Unë kam pasur mirëkuptimin, por një ndjesë nuk vlen. Përgjegjësia moralë është. Do ndjek rrugën që kisha premtuar. Privatizimin dhe ringritjen. Vllaznia dhe Shkodra i ka kapacitet për tu ngritur lartë.

Pres propozimet konkrete. Për figurat që duhen afruar në skuadër. Do të angazhohen një grup njerëzish për të marrë situatën në dorë.

Do të hapim një proces të mirëfillte konkurrimi për administratorin. Më pas do të zgjedhim trajnerin dhe të ndërtojmë skuadrën. Këshilli mbikëqyrës mund të pasurohet me figura të reja të sportit.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...