Banorët e zonës së Dragobisë në Tropojë kane nisur prej mëngjesit të sotëm një protestë duke bllokuar rrugën nacionale Bajmra Curri-Valbone. Pothuajse të gjitha njësitë tregtare në Valbonë iu bashkuan thirrjes për protestë dhe mbyllën aktivitetin e tyre.

E gjithë kjo në shenjë solidariteti me banorët që kërkojnë të mos ndërtohen hidrocentrale në grykëderdhjen e Valbonës. Sipas banorëve (protestuesve) prej shpërthimeve që po kryhen nga kompania “Gener 2”

u janë dëmtuar shtëpitë. Siç shihet në fotot dhe videot më poshtë banorët sot kanë penguar punën e HEC-ve.