Situata del nga kontrolli në Laç

Një sherr me leva dhe armë raportohet të ketë ndodhur në Kurbin.

Ndërhyrja në kohë rekord e policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti i cili agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Specialistët e Seksionit kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan Rudolf Lama, 22 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosja” dhe ” Prishje e  rendit dhe qetësisë publike” .

Gjithashtu, sqaron policia u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ngjarja e plotë:

Në mesditën e datës  09.06.2018, shtetasi S. T., tek Ish – Uzina në Laç,  është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama ( vëllai i shtetasit Rudolf),ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore,  i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...