Skifteret shqiptare bëjnë kërdinë në Greqi (foto)

7 gra me origjinë shqiptare të cilat funksionin si grup kriminal dhe vidhnin dyqane në Athinë kanë rënë në pranga.

Policia greke ka bërë publike edhe fotot e tyre, duke u zbuluar identitetin, ndërsa thuhet se aktiviteti i tyre kriminal ka filluar që në vitin 2016.

Mënyra që ato kishin zgjedhur për të bërë vjedhjet, ishte mjaft e sofistikuar, duke përdorur aparate për të çaktivizuar mekanizmat kundër vjedhjes.

Po ashtu ato përdorinin disa çanta të posaçme, të mbështjella me letër alumin, në mënyrë që të mos kapeshin nga sistemi i alarmit.

Gjatë operacionit për këtë grup, policia sekuestroi më shumë se 4.000 artikuj veshmbathjeje, si dhe mbi 1.000 pajisje shtëpiake dhe produkte që shiten në supermerkata, shkruajne mediat greke.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...