Çimi, ty s’të mbajnë gjunjët! E le në baltë Vllazninë!

Ndriçim Shtubina ka qarë kur Vllaznia ka rënë prej Superiores, ndërkohë që sipas tij fajtor për këtë ishte edhe trajneri Ernest Gjoka.

Në një analizë të bërë, lojtari shkodran pat deklaruar se kuqeblutë kanë humbur gjashtë ndeshje prej mbrojtësit të majtë, Ergis Mersinit. Nga ana e gjirokastritit pati një reagim dhe u duk sikur kjo histori u mbyll, por nuk ka nodhur kështu, pasi së fundmi është agjencia EFA që menaxhon Mersinin që ka kundërsulmuar dhe replikuar me Shtubinën.

REAGIMI I EFA
“Duke pare sulmin verbal të futbollistit Ndriçim Shtubina ndaj lojtarit të kompanisë sonë Ergis Mersini, edhe pse u matem një kohë të gjatë për të reaguar, na u duk e udhës për t’i treguar disa rregulla anti-amatorësh një lojtari me eksperiencë si Çimi.

Në radhë të parë, i nderuar futbollist, duke qenë se (pretendon ende) se vrapon edhe ti në fushën e blertë, s’mund dhe s’duhet të sulmosh ti një koleg. Ka shume specialistë Shkodra dhe kur të vijë radha jote janë fikur dritat në qytet…

Kush ka parë botën me sy i di disa rregulla si p.sh: Lojtari nuk sulmon lojtarin, trajneri nuk sulmon trajnerin. Kjo quhet mbrojtje e institucionit, i cili në Shqipëri nuk ekziston si pasojë e amatorizmit që na ka mbytur. Do të ishte më profesionale të flisje për Laçin këtë sezon.

Mos na gjeje fajtorët pikërisht tek një individ si Mersini dhe në krahun tjetër sulmoje trajnerin se nuk të solli ty në Shkodër, ty shpëtimtarin që një vit më parë le në baltë skuadrën të mos luaje ndaj Tiranës. Ti ishe edhe vjet pjesë e ekipit që për një gol desh ra nga kategoria. Në vend të lexosh realitetin në sy, kërkon të bësh tani Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur.

Ta zëmë se Vllazninë e hodhi Gjoka dhe Mersini. A ke bërë ndonjë llogari i nderuar Çimi? Sa pikë kishte Vllaznia pa Gjokën dhe Mersinin? A flet me fakte apo në tym? Si ka mundeësi si ke parë gafat e patriotëve të tu, apo duke qenë një lojtar në perëndim, ti Çimi duhet ta mbash mirë me ata që të kanë quajtur spiunin dhe servilin e drejtuesve! Sa herë i ke prerë në besë shokët ti Çimi, ndaj dhe nga lojtar amator si ti, që nuk afrohen me legjendat e Shkodrës si Sinani me shokë, është instaluar kjo rrumpallë te Vllaznia. Rënia e Vllaznise ka qenë e gatuar ndër vite, nuk ndodhi sot nga Nesti dhe Mersini.

Dëgjoje ish-trajnerin Cungu, që ka kohë që i bie kambanave të alarmit.

Ku ishe ti Çimi kur trajneri u sulmua me thikë në mes të qytetit të kulturës? Të pëlqeu historia Çimi, ndaj nuk u prononcove, duke u bërë indirekt edhe ti pjesë e shkatërrimit të Vllaznisë.

Për mos ta zgjatur më shumë, se ty s’të mbajnë as gjunjët më shume se 43 minuta, po të bëjmë me dije se duhet të respektosh rregullat e futbollit tonë brenda dhe jashtë fushe, jo të marrësh shpatën përpara pasqyrës e të na tregosh muskujt kur lufta ka mbaruar.

Njerëz si ti që me paratë aheng, që shpërndave si në dasmë pak kohë më parë për të ndaluar Partizanin, fundose tashmë Vllaznine! E kupton që je kaq shumë amator, sa që mjafton një gërvishtje e vogël mendimesh në të kaluarën dhe të tashmen dhe për ty dalin shumë histori.

Kot nuk thonë, se kur të lënë gjunjët, fillon e flet goja! Por në rastin tënd, ti s’di çfarë flet, se ke humbur identitetin që kur sulmon një koleg! Ti sot lufton në Loro Boriçi t’i shënosh Vllaznisë e të nesërmen shfaqesh hero në rrjete sociale.

I nderuar Çimi, nuk donim t’i shkruanim këto fjali, por duke parë rregullat që t’i shkele, thamë edhe ne ta provonim një herë, dhe duke pare nga çfarë u shkrua deri më tani në këtë status, nuk qenka keq edhe kështu. EFA”, shkruhet në reagimin e bërë prej agjencisë që menaxhon Ergis Mersinin. /EDS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...