Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta i cili është shumë i njohur në Itali, fundjavën e kaluar ishte në Shqipëri ku dhe mbajti koncertin e tij të parë në vendin tonë.

Ermali elektrizoi skenën me performancën e tij dhe këndoi disa nga këngët më të suksesshme që u duartrokitën nga publiku shqiptar.

Mirëpo së fundmi ai në një intervistë për ‘Top Show Magazine’ ka treguar se si asnjëherë më parë, përpara se të performonte në sheshin ‘Skënderbej’ kishte frikë.

“Kisha pak frikë para koncertit, pasi nuk kisha bërë më parë një koncert në Shqipëri, kur bën një koncert në një vend tjetër është më ndryshe, por këtu isha në shtëpinë time. Ka qenë një emocion jashtëzakonisht i madh.

Nuk e imagjinoja të ishin aq shumë njerëz. Isha në panik dhe nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë kjo gjë, as në “Sanremo” as në “Eurovision”, tha Ermal Meta.