Shenja zjarri janë vënë re mëngjesin e kësaj të mërkure në dyert kryesore të Kishes Famullitare të Shën Dominikut në zonën e Unazes në qytetin e Durrësit.

Forcat zjarrëfikese mbërriten shpejt ne vendin e ngjarjes duke bërë të mundur minizimin e dëmeve.

Policia e Shtetit është duke hetuar ngjarjen me qëllim edhe gjetjen e autoreve.

Famullia në fjalë është zona baritore e Etërve Dominikan që veprojnë në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh.