Një masiv gurësh ka rrëshqitur në rrugën e Shëngjinit pranë Knallës. Sipas gazetarit të ABC News

Gjergji Figuri, një prej gurëve ka goditur një autobus që transportonte punëtorë, por nuk ka shkaktuar të plagosur.

Autobusi është goditur në pjesën fundore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mësohet se firma mirëmbajtëse po punon për largimin e gurëve.