EKSKLUZIVE NGA MARIN MEMA/QYTETI I VDEKUR ILIR, I HARRUAR NGA SHQIPTARËT

Të vizitosh Shasin nuk është e vështirë. Ai është lehtësisht i arritshëm nëse për vetëm pak kilometra del nga rruga që të drejton për në Ulqin.

Këtu nuk ka asnjë rrethim mbrojtës, asnjë roje dhe kushdo mund të ikë e të vijë sipas dëshirës. Dukshëm vëmendja është e vogël, çka shkon në kundërshtim me rrënojat e shumta që flasin për ekzistencën e tij.

Ky qytet i vendosur mes dy qendrave të lashta, Shkodrës në njërin krah dhe Ulqinit në tjetrin, ka patur një jetë të vrullshme deri diku në vitin 1571.

Nga ai moment gjithçka merr fund… Shasi u shkretua duke marrë mbi supe identifikimin si qyteti i vdekur. Por cila është historia e këtij qyteti, legjendat dhe të vërtetat që e rrethojnë edhe sot?

Si humbi ai në mugëtirën e shekujve duke lënë pas vetëm këto rrënoja imponuese tashmë të mbetura nën shtetin malazez.

Kudo dallohen kishat e vjetra, muret rrethuese, ndërtesa të shpërndara, nekropole e mjaft elementë të tjerë vështirë të identifikueshëm.

Pjesa e fortifikuar kap një hapësirë rreth dy hektarë, por qyteti në tërësi shtrihej edhe përtej në luginë siç dëshmojnë rrënojat arkeologjike, apo në thellësitë e liqenit të sotëm,

ku banorët mendojnë se ka zanafillën qendra e parë prehistorike që më pas u shndërrua në Shasin e zhvilluar.Legjenda e cituar nga Pader Marin Serdani në vitin 1936, thotë se Shasi ka patur më shumë se 360 kisha. Një e dhënë kjo e theksuar që në shekullin e

XVI e të XVII më parë nga Justiniani e më pas nga kleriku Marin Bici. Një kishë për çdo ditë të vitit, kështu vjen e tregohet kjo pjesë brez pas brezi nga banorët.

Ajo është e njëjtë me atë që rrëfehet edhe në qytete të tjera mesjetare arbërore çka sipas arkeologëve ngelet në trajtën e gojëdhënave, të cilat është e pamundur të gjejnë një mbështetje shkencore,

por mjaftojnë për të nënkuptuar zhvillimin e madh që kishte qyteti i Shasit.Sot në të gjithë territorin janë zbuluar rrënojat e 14 apo 15 kishave, por arkeologët mendojnë se ka mjaft të tjera.

Shasi në mesjetë ishte një qendër e rëndësishme kishtare dhe këtë e tregojnë gërmadhat që i përkasin kësaj periudhe.

Megjithatë kjo është vetëm pjesa e dukshme, sepse në themelet e tyre historia shkon shumë më thellë. Gjithçka komplikohet nëse kërkon një datim të saktë të moshës së këtij qyteti. Por kur lindi Shasi dhe si kaloi nga lashtësia në periudhën mesjetare…

Askush nuk mund të japë një përgjigje të gjithëpranuar, profesorët e arkeologët shqiptarë mendojnë se qeramika prehistorike që ka dhënë nëntoka e

këtij vendi dëshmon për një vendbanim shumë të hershëm, që ka vijuar në periudhën e hekurit, e më pas atë të lashtësisë, si një

zinxhir i pashkëputur që lidhet me vendasit autoktonë të kulturës ilire.Gërmime në Shas janë bërë diku në vitet 1980, por me sa duket pikërisht këto

zbulime që i jepnin Shasit frymëmarrje shumë më të hershme sesa mbërritja e popullsive sllave në rajon, detyruan Akademinë e Shkencave të Serbisë të ndërpriste gjithçka.

Shasi nuk duhej gërvishtur më tej, sepse të vërtetat e tij flisnin më shumë sesa duhet…Jo më kot Shasi sipas dokumenteve rezulton të ketë lidhje me qytetet më të njohura arbërore të mesjetës siç ishin Sarda,

Drishti, Danja e me radhë, në fakt duket se fati i tyre ka qenë i lidhur pashmangshmërisht me njeri tjetrin, jo thjesht në planin e shkëmbimeve tregtare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...