”Lufta e klasave dhe persekutimi komunist veproi në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ato qenë shumë të ashpra, sidomos ndër intelektualë që ishin shkolluar jashtë shteti e kishin kulturë perëndimore.

Frika e regjimit komunist nga intelektualët demokratë që mund të mendonin ndryshe nga dogmat zyrtare, pati si pasojë përndjekjen e tyre, arrestimet, internimet,

torturat e pushkatimet, që ndërprenë për një gjysmë shekulli lidhjet shpirtërore e kulturore të shqiptarëve me botën e qytetëruar perëndimore. Shembujt që vijojnë flasin qartë për këtë (shkruan Akademik Kolec Topalli).

E vërteta është pak si më ndryshe, atë kohë unë e mendoj ndryshe dhe ju them që është ndryshe: Shtjefën Gjeçovi, më 1905, se “ndër malet tona fshihet një thesar i paçmueshëm i epikës shqiptare”,

ai së bashku me Donat Kurtin gjurmuan e mblodhën, sistemuan e botuan qindra kangë kreshnikësh, të cilat i botuan në revistën “Hylli i Dritës”, që çmohej si më e mira në Ballkan

. Dhe shpërblimi që mori për këtë punë vigane qe burgosja e tij më 1946, torturat më çnjerëzore derisa vdiq në burg në moshën 50-vjeçare (fjalën e ka për Bernardin Palajn).
Të fillojmë me Gjeçovin: ”

….Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924, ku gjatë verës, bashkë me Simon Shuteriqin, zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit.

Më 1926 emërohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina

Me 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviç OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliç OFM.

Kush e vrau Atë Gjeçovin? Serbët, se nuk e donin zbardhjen e historisë shqiptare.
Jemi në vitin 1946,

kur komunistët kishin marrë pushtetin dhe mendonin se e arritën kohën e tyre për të bërë atë çka duan. Ishin të papjekur, të paarsimuar dhe më e keqja nën urdhrin absolut të serbëve.

Po e përsëris se duhej të bënin tërë atë që iu thonin serbët. Serbët kishin plane të cilët nuk ishin përgatitur gjatë kohës së luftës, por shumë e

shumë më herët dhe shqiptarët e mashtruar pas ideve mashtruese bolshevike as që e mendonin thellë se çka bënin me inteligjencën shqiptare të kohës.

Duhej vrarë dhe zhdukur çdonjëri që fliste për të kaluarën shqiptare. Duhej zhdukur historia shqiptare dhe shkruesit e denjë të saj.
Po kush e duronte apo si mundeshin serbët ta duronin

Bernardin Palajn, mitologun e parë shqiptar, poetin, prozatorin, profesorin e greqishtes e latinishtes dhe “njohësin më të mirë të maleve tona”. Bernardin Palaj, i tëri me trup e me mendje ishte (padashtas) kundër konceptit serb për shqiptarin; këtë ish-partizanët e mjerë nuk e dinin,

sepse nuk e kishin lexuar, sepse ishin të dehur me marrinë më të madhe të kohës, “internacionalizmin proletar”, dhe nuk e dinin që me teoritë e imponuara bolshevike së pari e më së shumti ishin kundër vetvetes, kundër kombit, kundër ardhmërisë së ndritshme të tij.

Ma thoni, si mund ta duronte Serbia “Donat Kurtin, që mblodhi me zell folklorin shqiptar, të cilin e quajtën Anderseni shqiptar. “Serbët nuk mund të paramendonin që Donat Kurti, i lauruar në Universitetin

“San Antonio” të Romës, me titull “doktor i shkencave”, dhe njohës i shkëlqyer i 7 gjuhëve të huaja, dhe i vlerësuar nga Norbert Jokli “ndër prozatorët më të mëdhenj shqiptarë”, ai duhej likuiduar.

Ai me trup e mendje ishte kundër planeve të përgatitura serbe antishqiptare. Këtë partizanët e mjerë nuk e dinin, sepse nuk kishin lexuar kurrë dhe më kryesorja e fatkeqësisë shqiptare ishte se duhej zbatuar urdhri i dreqit të mallkuar.

Miq të nderuar, është rrëqethëse: Lazër Santoja, arrestuar në shkurt të vitit 1945, u torturua kaq shumë sa luste zotin ta shpëtonte me vdekjen e tij. Kur e pa për herë të fundit e ëma duke u zvarritur pas hekurave me këmbët të gangrenizuara, iu lut rojeve ta vrisnin, që të mos vuante më. Dhe e pushkatuan pas një gjyqi farsë që i dha dënimin me vdekje.

I fundit që e pa trupin e tij të vrarë, dëshmon: “E kishin coptue. Ishte me kambë e me krahë të gjymtueme. Ia kishin pre me sharrë. Kofsha e djathtë ishte e ajun tej mase, sa dukej më e madhe se trupi, dhe dukeshin gjithkund gjurmë plagësh të

bame me gjithfarë mjetesh. S’kishte mujtë me qindrue në kambë dhe e kishin pushkatue me një breshërimë plumbash brenda në varr. Gurë e dhé mbuluen trupin e tij të gjymtuem, për të mos u gjetur kurrë vorri i tij”.
Të mendojmë burrash dhe të pyesim veten: çka dinin komunistët për Lazër Shanton?Mjerimi mendor se vjen e rritet në kokat e dirigjuara nga serbët.

Pse Serbia nuk e donte Justin Rrotën, autorin e sa studimeve në fushë të gjuhësisë, për

dijetarin që solli në vendin tonë veprën e parë të shkruar në gjuhën shqipe, “Mesharin” e Gjon Buzukut, askush s’kujtohej nga zyrtarët e regjimit, prandaj vdekja e tij kaloi në heshtje, ashtu siç u la edhe vepra e tij, që bëri gjumin letargjik 50-vjeçar në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë.
Po si mund ta

duronte Serbia “Mesharin” të qarkullonte nëpër brezat që do të vinin. Martin Camaj, Namik Resuli, Arshi Pipa, Karl Gurakuqi, Mustafa Kruja, Tajar Zavalani, Zef Valentini, cili ishte faji i tyre? Shumë e lehtë; kur pushtetin e marrin të paditurit, të palexuarit, të padalët, të zhveshurit nga çdo

cilësi njerëzore dhe të detyruarit që të zbatonin urdhrin primar të Serbisë; zhdukja e çdo gjëje shqiptare me vlerë.

Referencat:
-Akademik Kolec Topalli. “Persekutimi komunist në shkencat albanologjike”
– Shuteriqi Dh.S., Shtjefën Gjeçovi dhe kambana e Sopotit shkëputur nga Ditari i Dhimitër Shuteriqit, Belësh 7 maj 1972.
– Dorëshkrimet e Atë Gjeçovit, HD, Vj. XII, 1936, 3, fq. 12-13.

gazetainfopress.com/historia_arkeologji/albanologji-apo-thertore