Kryebashkiakja e Shkodres, zj.Voltana Ademi ka folur mbreme per here te pare rreth renies se Vllaznise nga Superliga.

Ajo ka qene e ftuar ne emisionin “Tonight” ne Star Plus TV”, dhe perveç çeshtjeve te tjera, ka folur edhe per futbollin.

Presidentja e Vllaznise eshte munduar te shppjegoje ate çfare ka ndodhur dhe te nxjerre shkaktaret qe çuan ne ate deshtim.

“6 javë para se mbaronte kampionati nuk kishte mobilizimin e duhur për ta arritur objektivin.

Kur nuk mungojnë kushtet ti mundesh, kur je i aftë ti mund të arrish. Kam verifikuar se kishte probleme që lidheshin me mobilizimin dhe angazhimin e gjithsecilit.

Kam bërë një takim me mediat dhe lojtarët për atë që ka lidhje me përgjegjësinë. Jam përpjekur që të siguroj të gjitha kushtet që edhe mendja ime të mos thoshte mungon kjo gjë.

Administrata e bashkisë nuk luan futboll. Luajnë ata që kanë marrë përsipër të luajnë. Askush nuk priste dhe nuk donte që të kishte një tërheqje të teknicienteve apo edhe shumë

lojyarëve që për shkak të mos angazhimit të vet nuk bënin atë që duhet edhe pse ishin krijuar të gjitha kushtet.

Unë sjam tekniciente e futbollit sepse jam kryetare e bashkisë dhe jam përpjekur të bëj maksimumin. Jam krenare që jam kryetare e bashkisë Shkodër që ka 100% aksionet e klubit Vllaznia.

Ka një piramidë të koklavitur që nis që nga administratori, bordi dhe stafet teknike. Jam përpjekur që të jem aktive dhe as mua smë pëlqen rezultati.

Ndoshta më heret duhej të tregohesha radikale por sjam specialiste. Nuk e di unë nëse Hasanit duhej ti jepeshin letrat për tu larguar apo jo.

Largimi i tij aspak etik solli probleme në skuadër dhe kjo dukej qartë sepse nuk bëri gjënë e duhur.

Unë nuk isha dakord për ti dhënë letrat dhe isha më radikale se gjithë ata që morën vendimarrjën dhe e lejuan të largohet.

Klubet private funksionojnë krejt ndryshe. I gjithë klubi Vllaznia nuk ka arritur që të ecë përpara në aspektin teknik dhe nuk mjafton sa para ke hedhur dhe

se ke krijuar kushtet dhe nuk mjaftojnë shumë gjëra, përjashto akademinë që është pak më ndryshe.

Klubi nuk ka mundur që të ringrihet për vite me radhë gjë që nuk ndodh me aspektin administrativ dhe procedurial. Ishte Tirana, Partizani apo Elbasani që ishin në dorën e privatit dhe u rrëzuan.

Unë them se duhet bashkia dhe privati bashkë ta drejtojnë se ndryshe nuk funksionon besoj”-eshte shprehur Ademi.

www.shkodrasport.com