Dalin PAMJET/ SI NDODHI GRABITJA. 5 persona me Mercedez, të maskuar dhe me leva tentojnë….

Këto janë pamjet kur pesë persona të maskuar tentojnë të grabisin një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit më 1 Qershor në orën 03:00 të mëngjesit në lagjen

nr.3 të qytetit pranë rrugës së tregut. Tvklan.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë kur autorët me maska në fytyrë ndaluan pranë dyqanit që synonin të grabisnin.

Ka qenë ora ekzaktësisht 02:53 minuta kur pesë grabitësit zbritën nga një automjet ngjyrë gri tip “Mercedes-Benz E-Class”.

Me leva nëpër duar, ata tentuan të shqyenin derën kryesore të dyqanit që ndodhet në qendër të qytetit, vetëm 100 metra larg stacionit të policisë.

Përpjekjet e tyre dështuan dhe u larguan rreth 10 minuta më vonë pasi nuk mundën dot të hynin në dyqan.

Pronari i biznesit ka thënë për tvklan.al se ngjarjen e ka denoncuar në polici dhe deri tani uniformat blu nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje.

Ai shprehet se policia nuk ka identifikuar asnjë prej autorëve që tentuan t’i grabisnin dyqanin, pavarësisht se targat e automjetit të tyre mund të verifikohen me lehtësi.

Të njëjtën natë, pra në orët e para të mëngjesit të 1 Qershorit, në Mamurras është grabitur një dyqan me bizhuteri, që dyshohet të jetë nga kryer nga të njëjtët persona.

Edhe pse biznesi i qytetarit në fjalë është 100 metra larg stacionit policor, ai ka shprehur shqetësim për faktin se asnjë patrullë policie nuk qarkullon në atë zonë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...