RA NGA 2 METËR LARTËSI në takimin e Ramës, gardisti i nënshtrohet operacionit

Punonjësi i Gardës që mbeti i plagosur në një incident pak minuta pas mbarimit të takimit të kryeministrit Edi Rama në Belsh është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë.

“BalkanWeb” raporton se gardisti që pësoi aksidentin është Mirian Bajramaj, 32 vjeç. Pasi është sjellë me urgjencë

Ne Tiranë, i riu është futur menjëherë në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas mjekëve, efektivi i gardës ka dëmtime fizike nga rënia nga lartësia.

Mjeket janë në sallë dhe kur të dalin mund të kenë një përgjigje të saktë për shëndetin e tij, raporton “BalkanWeb”.

Ngjarja ndodhi rreth 17:00 të ditës së sotme, sapo kryeministri Rama kishte mbaruar takimin me qytetarët në

Belsh në kuadër të turit të llogaridhënies publike. Gardisti ra nga një lartësi rreth 2 metër në afërsi të podiumit.

Të pranishmit kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, teksa më pas kanë parë efektivin përtokë.

Ai u mor me barelë nga vendi ku ra dhe u dërgua në qendrën shëndetësore të Belshit fillimisht e më pas drejt Spitalit të Traumës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...