Një e mitur nga qyteti i Shkodrës i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Vajza 12-vjeçare raportohet se ishte nga Vau i Dejës dh enjë ditë më parë kishte pirë helmin vdekjeprurës.

Vajza, identieti i së cilës nuk bëhet ende i ditur ishte dërguar ditën e djeshme në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por pavarësisht se mjekët u përpoqën për t’i dhënë ndihmën e parë ajo nuk ka arritur të mbijetojë duke u ndarë kështu nga jeta ditën e sotme.

Nuk dihen ende se si një 12-vjeçare arrin të sigurojë kaq lehtë fostoksinën por thuhet se një hetim është hapur nga prokuroria për këtë çështje.

Pritet që hetimi të tregojë edhe se kush janë përgjegjësit për vdekjen e së miturës. Theksojmë se kohët e fundit vetëvrasja me fostoksinë është shtuar tepër në vendin tonë sidomos tek moshat e reja.