Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të së mërkurës në Lezhë.

Policia thotë se u njoftuar rreth orës 02:24, se te Rana e Hedhun në Shëngjin kishte rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri, në pronësi të P. Prelës.

Autoritetet policore sqarojnë se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa sa i përket shkaqeve vijon puna për përcaktimin e tyre.