Sigurisht që kohët e fundit ka patur jo pak “tallaze” në politiken shqiptare si nga ana e pozitës poashtu edhe nga ana e opozitës.

Akuza dhe kundra akuza por si duket Deputeti i Partisë Demokristiane ka një hall tjetë jo pak të vogë pëderisa në orën 02:05 pas mesnate është zgjuar dhe ka shkruar një status që vijon

🌈Këto portalet tona i ka kapur virusi i klikimeve, si “sëmundje ngjitëse”: shpif apo gabon njëri portal dhe i referohen të gjithë të tjerët!

Pa standarde, pa rregulla, pa vertetësi, pa konfirmim, pa asnjë burim; jo më me dy burime sipas rregullit bazë të gazetarisë!

🔹Unë deklaroj 900 euro në llogari bankare; njeri portal e bën 900 mijë euro, tjetri shkruan mbi 900 mije euro, të tjerët e bëjnë lajmin me “copi 5”.

Kur kërkon një sqarim, apo përgenjeshtrim, të përgjigjën: “jemi referuar një lajmi te X portali”, që në fakt është anonim!

♦️Si fillim, me armiqësuan me tre djemtë e mij; “pse mor babo shkojmë e punojmë kamajera në Maltë ne, kur paske mbi 900 mijë euro në bankë?

Pastaj plasën telefonat dhe sms-të; njëri kërkonte borxh, tjetri më shkruante; pse smë paske treguar!

Një nga zona elektorale më tha: “Pse nuk na dhe asnjë euro në fushate për vota, mbasi paske mbi dy milion euro?!😆

🔴Hajde portale hajde; me një kërkim mund ta vertetoni saktësisht në faqen zyrtare të ILDKPKI-së, me një sms mund të merrni konfirmim edhe nga une.

Nga 900 euro ne 900.000, janë tre zero më shumë, si veshtirë për tu shkruar gabim, apo ngatërruar!

Aq më tepër se shkruhet saktësisht; se Nard Ndoka ka deklaruar vetë mbi 900 mijë euro!

Gjithsesi fjala e juaj në veshin e qeverisë!😊