Policët e Vaut të Dejës janë nën akuzë të fortë nga familja Kallami se kanë shtyrë drejt vetëvrasjes njeriun e tyre,

Ardian Kallami, 47 vjeç, i cili u gjet i vetëvarur dje në banesë.

47 vjecari, babai i dy fëmijëve dyshohej nga policia se ka vjedhur shtëpinë e komshiut, ngjarje që viktima nuk e pranonte.

Pak orë pasi ka dalë nga komisariati ai është gjetur pajetë në banesën e tij.

Zef Kallami rrëfen edhe një episod nga takimi me të vëllanë në komisariat, gjatë kohës që ishte i shoqëruar.

“E kam pyetur a mos ke bërë gjë, më është betuar se jo. Më ka thënë se ai shefi, Federiku më ka godit…

ai po më rrënon. Unë dua vetëm drejtësi”, shprehet Zef Kallami i cili duket se ka pak besim tek shteti për zbardhjen e kësaj ngjarje.